STUDIME FALAS – Studentët e RMV-së dhe Bullgarisë do të mund të studiojnë në universitetet e vendit fqinj

    Studentë nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të mund falas të studiojnë në universitetet në vendin fqinj. Çdo vit qeveritë e të dyja vendeve do të financojnë deri në katër bursa të cilat do të mbulojnë studime të plota studime dhe të masterit. Do të sigurohen edhe pesë bursa për një semestër. Për ata mund të paraqiten ata të cilët duan të studiojnë në të gjitha specializimet, përveç në atë mjekësor dhe ata të artit dje të sportit.

    Kjo është paraparë me programin dypalësh për bashkëpunim në fushën e arsimit, që sot në rezidencën “Bojana” e nënshkruan ministri i Arsimit të Bullgarisë Nikolaj Denkovi dhe kolegu i tij i Maqedonisë së Veriut Jeton Shaqiri, lajmëroi korrespondenti i AIM-it nga Sofja.

    Me dokumentin, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria angazhohen që të sigurojnë trajnim për të paktën tre doktorantë në vit. Do të sigurohen edhe mjete për kualifikime postdiplomike për periudhën prej dy deri nëntë muaj. Pritet rektorët e universiteteve të mbajnë takim të përbashkët ku do të bisedohet për mundësitë për projekte të përbashkëta hulumtuese dhe rrjetëzimin në të dyja vendet. Do të nxitet mobiliteti arsimor i studentëve, mësimdhënësve dhe hulumtuesve, si dhe bashkëpunimi shkencor-teknik midis Akademisë Bullgare të Shkencave dhe AShAM-it.

    Është nënshkruar edhe Program në fushën e kulturës, si dhe Memorandum për partneritet për rini dhe sport midis agjencive kombëtare Erazmus – dhe Korpusit Evropian për Solidaritet.

    Lajmi Paraprak

    “Përzgjedhja e prokurorëve për ndjekjen e krimit të organizuar ishte parodi”

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Nuk kam synuar që përmes kërkesës për zgjedhje ta sjell njohjen e Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë