“Përzgjedhja e prokurorëve për ndjekjen e krimit të organizuar ishte parodi”

    Zgjedhjet e fundit të prokurorëve publikë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kaluan në një atmosferë groteske pa diskutim për cilësinë e kandidatëve, thotë në emisionin “200” në Alsat, gazetari Vasko Magleshov. Duke komentuar mënyrën se si është bërë zgjedhja e anëtarëve të prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, ai ndër të tjera tha:

    “Më shumë transparencë ka kur zgjidhet një anëtar i këshillit shtëpiak sesa një prokuror publik për të ndjekur krimin e organizuar dhe korrupsionin. Zgjedhjet e fundit, të cilat u zhvilluan në një atmosferë grotesk … të gjithë u zgjodhën. Ata u prononcuan një nga një, por nuk u diskutua individualisht se pse ky kandidat, me emër dhe mbiemër, pse është i mirë, në cilat raste ka punuar. Për të parë qytetarët se kush do të ndjekë krimin e organizuar. E gjithë ajo ishte një parodi,” tha Magleshov.

    Kemi inflacion normativ, duhet të reformojmë integritetin e njerëzve

    Magleshov, duke folur për situatën në drejtësi, tha se në vend po miratohen vazhdimisht ligje dhe rregullore të ndryshme, por siç thotë ai, reforma më e madhe duhet të jetë ajo në integritetin e njerëzve.

    “Në vitin 2017 është miratuar një strategji për reformë në drejtësi. Menjëherë pas ndryshimit të qeverisë. Ajo është në 60 faqe, mund ta gjeni edhe sot. Tani ta hapni strategjinë do të shkruani të njëjtat gjëra sepse vlejnë të njëjtat probleme si atëherë. Dua të them se kemi një inflacion normativ, miratojmë ligje, rregullore, diçka ndryshon dhe harmonizohet vazhdimisht. Në thelb, reforma më e madhe e integritetit që nis nga vetë njerëzit”, tha Magleshov.

    Lajmi Paraprak

    Cvetkovska: Gjyqësori ka probleme me drejtësinë dhe demokracinë

    Lajmi i rradhës

    STUDIME FALAS – Studentët e RMV-së dhe Bullgarisë do të mund të studiojnë në universitetet e vendit fqinj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë