Stuhia “Ciaran”, shembje dheu në disa rajone të vendit

    Reshje të shumëta të shiut, era e fortë dhe moti i keq, që kanë mbizotëruar gjatë natës, kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa rajone të vendit.

    Rrugët Kumanovë-Kratovë dhe Kumanovë- Kriva Pallankë, kanë pasur ndërprerje të komunikacionit, ndërsa për shkak të rrëshqitjes së dheut, ndërprerje ka pasur edhe në rrugën rajonale ndërmjet fshatrave Izvor dhe Ivançishtë afër Kërçovës.

    Njohësit e rrethanave meteorologjike thonë se në Maqedoninë e Veriut për momentin nuk ka rrezik për paraqitje të ndonjë stuhie me përmasa të mëdha si ato të disa vendeve të rajonit dhe Evropës.

    “Vala e lagështisë që territorinë tonë e kaploi gjatë natës së kaluar më tej do të shkoj drejt lindjes dhe reshje më intenzive priten në pjesën lindore të vendit, që do të ndiqen nga bubullimat dhe era e përforcuar. Nuk përjashtohet mundësia, që nëpër vende të caktuara lokale, proceset të jenë më intenzive dhe të paraqitet si stuhi e fortë, të shoqëruara me erë të fuqishme, shkarkime elektrike dhe paraqitje të breshërit. 02:36 Tek ne nuk presim ndonjë mot të keq më të madh që do të shkaktonte ndonjë dëm më të madh material, që nënkupton se cikloni dalëngadalë po largohet” , u shpreh Sllavco Popovski, meteorology.

    Ministrja e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor thotë se po merren masa nga ana e shtetit për parandalimin e vërshimeve në të ardhmen. Aktualisht janë siguruar mjete për pastrimin e shtretërve të lumenjëve në dy komuna, që vitet e kaluara ishin të prekura nga vërshimet.

    “Për momentin fillojmë me projektin që është mbi 12 milion dollarë, në dy komuna në Jegunovcë dhe Gostivar, ku do të pastrohen shtretërit e lumenjëve edhe nga vegjetacioni edhe nga mbeturinat, që do të mbroheshin qytetarët e atyre komunave nga vërshimet, sepse atje kishte probleme serioze në vitet e kaluara me vërshimet….”, tha Kaja Shukova, Ministre e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

    Shukova u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shtretërit e lumenjëve dhe kanalet, të mos hedhin mbeturina pasi theksoi se bashkë me një fatkeqësi natyrore kjo do të shkaktonte vërshime. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pse LSDM votoi kundër propozim-ligjit për amnisti | Lloga thotë se do të kërkojë sqarim

    Lajmi i rradhës

    Si të përdorni kosin për infeksionet e mykut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë