Sulmet kibernetike në Shqipëri, hakerat publikojnë listën e personave të dyshuar për krime

    Faqja e hakerave “Homeland Justice” ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë. Bëhet fjalë për të gjithë informacionin policor në sistemet e mbyllura për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë.

    Me këtë publikim, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit, raporton A2 CNN.

    Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë, publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate, ndërsa më herët ata kishin publikuar të gjithë postën elektronike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Gledis Nano.

    Që prej vitit 2021 autoritetet shqiptare janë përballur me sulmet kibernetike, ndërsa hakerat iranianë vijojnë të publikojnë të dhënat dhe databaza të mbyllura të policisë.

    Lajmi Paraprak

    Shaqiri: Pres që në nëntor të përfundojë problemi me mungesën e teksteve shkollore

    Lajmi i rradhës

    Svante Paabo fiton Çmimin Nobel për Mjekësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë