Sulmet me armë nëpër shkollat e Evropës ndër vite

    AFP

    Sulmet me të shtëna masive, sikurse ai në një universitet në qendër të Pragës, duke vrarë 14 persona të enjten, janë shumë më të rralla në Evropë, në krahasim me Shtetet e Bashkuara.

    Më poshtë janë disa prej sulmeve më të rënda në kontinent, nëpër ambiente të shkollave, që nuk janë të lidhura me terrorizëm.

    Sulmet janë të 25 vjetëve të fundit.

    Në Serbi më 2023

    Më 3 maj, një 13-vjeçar ka vrarë tetë nxënës dhe një roje sigurimi në një shkollë fillore në Beograd.

    Gjashtë fëmijë dhe një mësuese janë plagosur si pasojë e sulmit.

    Sulmuesi e ka kontaktuar më pas policinë, dhe është arrestuar.

    Lule e mesazhe për viktimat e sulmit në shkollën e Beogradit

    FotogaleriLule e mesazhe për viktimat e sulmit në shkollën e Beogradit

    Në Rusi dhe Ukrainë më 2018 dhe 2021

    Një sulmues 18-vjeçar ka vrarë 20 persona, përfshirë nëntë nxënës në kolegjin ku ka qenë student në Krime, gadishullin ukrainas, të cilin Rusia e ka aneksuar më 2014.

    Në sulm janë plagosur edhe disa persona tjerë, dhe në fund sulmuesi e ka vrarë veten.

    Më vonë, më 11 maj 2021, një sulmues me armë dhe pajisje shpërthyese, Ilnaz Galyaviev, i ka vrarë nëntë njerëz, përfshirë shtatë fëmijë, në qytetin Kazan të Rusisë.

    Më 2013, ai është dënuar me burgim të përjetshëm.

    Më 20 shtator 2021, një nxënës i veshur me rroba speciale dhe me helmetë në kokë, i armatosur me pushkë gjuetie, ka hyrë në Universitetin Perm, i ka vrarë gjashtë persona, kryesisht gra, dhe i ka plagosur dhjetëra të tjerë.

    Sulmuesi është qëlluar nga zyrtarë policorë duke e lënë të vdekur.

    Në Gjermani më 2002 dhe 2009

    Një 19-vjeçar, ish-student, duket se është hakmarrë pse është dëbuar prej shkollës dhe ka vrarë 16 persona, përfshirë 12 mësues dhe dy studentë në një shkollë në Erfurt, më 26 prill 2002.

    Më vonë ai e ka vrarë edhe veten.

    Më 11 mars 2009, nëntë nxënës, tre mësues dhe tre kalimtarë rasti, janë vrarë si pasojë e sulmit me armë zjarri në Vinenden në jug të Gjermanisë, nga një ish-nxënës, që më pas e ka vrarë veten.

    Më 2007 dhe 2008 në Finlandë

    Më 7 nëntor 2007, një 18-vjeçar ka nisur sulm me armë zjarri në një shkollë në jug të Finlandës, duke vrarë pesë djem, dy vajza dhe drejtoreshën e shkollës, para se t’ia drejtonte armën vetes.

    Më 23 shtator 2008, njëmbëdhjetë njerëz, përfshirë sulmuesin, kanë vdekur në masakër, në një shkollë trajnimi në Kauhajoki të Finlandës. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Si të largoni njollat e çajit nga rrobat tuaja

    Lajmi i rradhës

    Dhjetë vendet ku keni më shumë gjasa të prekeni nga gripi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë