Kasami: Pa bashkëpunim institucional, nuk mund të zgjidhet problemi me qentë endacakë në Tetovë

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në lidhje me qentë endacakë në qytet tha se është problem territorial dhe nëse nuk ka bashkëpunim institucional, vjen një moment dhe komuna bëhet e pafuqishme për t’u përballur me këtë problematikë, duke marrë parasysh se qentë sillen në Tetovë edhe nga qytetet tjera, shkruan Nistori.

    “Jemi në një situatë që nëse nuk kemi bashkëpunim të qytetarëve, të mediave, ne do të dorëzohemi. Do të vijë një moment kur do të dorëzohemi, nëse ne nisim ta zgjidhim problemin, në moment kur shihet se zgjidhet problemi, sjellin qenë nga jashtë dhe nuk reagojnë institucionet, vijnë të ashtuquajtur për mbrojtës të kafshëve shtëpiake dhe reagojnë se si i kapim, atëherë ne do të veprojmë si gjithë kryetarët e tjerë të komunave, do t’i ngrejmë duartë dhe do të themi kjo është çështje nacionale. Pra, nuk dua që ne të dorëzohemi përball këtij problemi kaq të madh dhe kaq serioz prandaj ne sinqersiht kërkojmë bashkëpunimin edhe të qytetarëve në raportimin e rasteve, në mospengimin e realizimit të këtij aksioni sepse, edhe qentë e shpisë ka ligj të veçantë se si ruhen. Nuk mundet me pretendimin se ne i duam kafshët, ne i duam qentë të pengojnë një aksion për të cilin janë të interesuar të gjithë qytetarët”, tha Kasami.

    Kasami dhe Rexhepi janë të një mendimi se, dyshohet se dikush në Tetovë i sjell qentë nga vendet tjera.

    “Ne kemi dyshime të bazuara dhe të raportuara edhe nga qytetarët se në periudhën e natës sjellin në periferi të qytetit me automjete me targa të Kumanovës, Shkupit dhe qyteteve tjera dhe i lëshojnë në Tetovë. Është problem që e kam thënë që nga nisja e projektit se duhet zgjidhje, sepse komuna e Tetovës edhe po të sigurojë mjete për kapjen e 1000 qenve endacakë, ne vetëm mund të bëhemi vakum për thithjen e këtyre qenve në vendin tonë. Më e lehtë është t’i japish dikujt 500-1000 euro për t’i ngarkuar këto qen dhe t’i dërgoj diku”, tha Bilall Kasami.

    Edhe përfaqësuesja e shoqatës “Amos Pet”, Rinisa Rexhepi e angazhuar nga Komuna e Tetovës për kapjen dhe trajtimin e qenve endacakë theksoi se numri i qenve ka filluar të shtohet që ditën kur ka filluar kapja e tyre.

    “Në Tetovë, më vjen keq ta them, por në momentin që ne nisëm t’i kapim qentë, gjatë natës përnjëherë u shtua numri. Që do të thotë se dikush e ka pa atë gjë dhe i sjellë qentë nga jashtë i shton”, deklaroi Rexhepi.

    Problemi me qentë endacakë në Tetovë është intensifikuar. Rasti i fundit ishte kur qytetari Agron Arifi dhe qeni i tij u sulmua nga qentë endacakë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vendlindja pisket nga boshllëku

    Lajmi i rradhës

    “Armiku i popullit” | Aktorët e Teatrit të Tetovës: Për çudi, vepra e Ibsenit përkon me aktualitetin në RMV (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë