Tetovë, arrestohet dileri i drogës

    Ministria e Punëve të Brendshme sot në ora 15:15 ka arrestuar 59-vjeçari nga Tetova me iniciale N.M., pasi i është gjetur drogë, njofton Nistori.

    “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me urdhër gjyqësor në rrugën “Hekurudha” në Tetovë, janë gjetur rreth 500 gram heroinë, rreth 100 gram kokainë, 19 kapsula metadon, shumë e madhe devizash dhe mjete të tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Mjetet e gjetura janë fotografuar dhe janë dërguar për ekspertizë, kurse N.M. është mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Mësimdhënësit vitet e fundit janë shndërruar në lypsar duke kërkuar vazhdimisht rritje të pagave”

    Lajmi i rradhës

    Ankthi dhe paniku – Cilat janë zgjidhjet që duhen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë