“Teuta Arifi duhet të dënohet në këtë cikël zgjedhor”, revoltohen banorët te Qendra Sportive e Tetovës (Video)

    Papastërti, hekura të ndryshkur, karrige të vjedhura dhe çezmat që shërbenin për ujitjen e gjelbërimit i kanë thyer, këto janë fjalët kyçe që e karakterizojnë Parkun e qendrës sportive në Tetovë. Banorët për Nistori u shprehën të revoltuar se Komuna e Tetovës e ka lënë pas dore këtë vend dhe se ata kërkuan nga kryetarja Teuta Arifi që ta rregullojë dhe të mos e vizitojë vetëm kur afrohen zgjedhjet.

    Ndër të tjera, nisma “Më mirë për Tetovën”, sot ka zhvilluar aktivitetin e radhës në këtë qendër. Ata kanë pastruar dhe rregulluar Parkun e qendrës sportive – lagjja “Tetovarja”, së bashku me disa banorë të kësaj lagje.

    “Ne, në qoftë se duam të kemi një qytet të pastër, një qytet që i meriton kohës që jetojmë, duhet vet të jemi aktiv, ta mirëmbajmë. Kryetarja e komunës njëherë nuk ka ardhur këtu të shohe”, shprehet për Nistori, Xhevdet Bejtuli – banor i lagjes.

    Ai thotë se banorët e kësaj komune vazhdimisht e rregullojnë me kontributin e vet dhe se kryetarja Arifi nuk e meriton më votën e kësaj lagje, sepse si kur ta kisht merituar, kjo qendër nuk do të ishte në këtë gjendje.

    Hamdi Sulemani nga nisma “Më mirë për Tetovën” thotë se aktiviteti i sotëm është simbolik dhe se ata që i kanë lënë punët në gjysmë, duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë për këtë qendër.

    “Esenca kryesore është të përfundojmë ata të cilët i lanë punët në gjysmë, kurse tani shihet se disa pjesë do të rikonstruohen dhe do të rregullohen ashtu siç i ka hije”, thotë Sulemani për Nistori.

    Ai ndër të tjera shton se mirëmbajtja e vendeve të këtilla kërkon plan urbanistik dhe se komuna duhet të mbajë përgjegjësi në momentin që sendet prishen apo nëse kërkon nevoja të riaparohen.

    Nga ana tjetër banorja e lagjes, Elvira Fejzuli thotë se partitë politike e vizitojnë këtë vend vetëm kur afrohen zgjedhjet dhe se komuna i shtroi disa begatonka në gishta dhe aq.

    “Këtë nismë për rregullimin e kësaj qendre e kemi nis ne vetë banorët e kësaj lagje me vullnetin tonë, por shikoni çfarë ka ndodhur tani: është mbuluar nga bërllogu, ku është Ndërmarrja komunale në këtë rast?; çezma të prishura, i kanë vjedhur karriget që i vendosëm, fidanet janë tha se gypin e ujit e kanë shkatërruar. Blejtëm ilaç për gjarpërinjtë dhe minjtë, por kullota është rritur, sepse nuk mundemi vazhdimisht ta mirëmbajmë, pasi krejt jemi me angazhime. Kryetarja e komunës, gjithmonë tregon interes, jo vetëm ajo, por të gjithë partitë që pretendojnë pushtetin. Çdo natë e kemi pastruar bashkë me fëmijët, por edhe të lagjes e kemi pastruar, mirëpo këtë vit e lash se nuk kisha forcë më”, deklaron Fejzuli. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zyrtare | Vullnet Murseli kandidat i ASH-së për Komunën e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    ‘Popujt që e harrojnë të kaluarën e tyre, janë të mallkuar që ta përsërisin’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë