Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur kuvendin e degës në Tetovë, ku kuvendarët zgjodhën Vullnet Murselin për kandidat për kryetar në Komunën e Tetovës, njofton Nistori.
Vullnet Murseli është i lindur në Tetovë, në një familje me origjinë nga fshati Lisec. Është i martuar, dhe baba i dy djemve. Ka mbaruar Fakultetin Juridik, si dhe është Magjistër i Shkencave për Shëndet Publik. Pas studimeve të magjistraturës ka dhënë provimin e jurispodencës. Ka 25 vite përvojë pune në sektorin privat dhe atë publik.
Aktualisht është drejtor i Sektorit për Implementimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të aspektit Social- në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht është pronar i laboratorëve diagnostik LAOR në Tetovë. Është anëtar i Aleancës për Shqiptarët qe tre vite ku vazhdon të jep kontributin e tij në shumë sfera.
Përndryshe, Murseli do të jetë në garë për të parin e komunës me Teuta Arifi – BDI, Bilall Kasami – Lëvizja Besa, Sadi Bexheti – PDSH. Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. /Nistori/