Deputeti i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov kërkon të ndryshohet ligji për regjistrim për t’u larguar diaspora nga numri i përgjithshëm i popullsisë.
Ai gjithashtu kërkon që të kontrollohen të dhënat e mbi 132 mijë qytetarëve të cilët nuk janë regjistruar personalisht por nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave nga disa institucione.
Edhe pse bëhet fjalë për një proces të përfunduar, Trajanov thotë se ai mund të rishikohet nëse ekziston vullneti politik. Nismën për t’u debatuar rreth regjistrimit e ka dorëzuar në Kuvend.
“Askund në botë nuk regjistrohet popullsia jorezidente. Popullsia rezidente janë ata që jetojnë këtu dhe ata që janë jashtë vendit por jo më gjatë se një vit. D.m.th. kërkojmë që këto persona të mos jenë pjesë e numrit të përgjithshëm të popullsisë. E dyta, vlerësojmë se duhet të kontrollohen 132 mijë qytetarë rezidentë që jetojnë në këtë shtet, të cilët janë regjistruar me krahasimin e të dhënave dhe janë regjistruar si rezidentë por pa karakteristika të rëndësishme që pasqyrojnë situatën në shtet, flasim për përkatësinë etnike, fetare, gjuhën…”, tha Pavlle Trajanov, Lidhja Demokratike. /Alsat/