Trajkovski: Çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten

    Duke marrë parasysh reagimet e qytetarëve, publikut të gjerë dhe profesional, në lidhje me rritjen e çmimeve që janë vendosur në publik këto ditë, ju njoftojmë se nuk do të ketë rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe inspektorati i tregut do të vazhdojë të veprojë sipas vendimeve tashmë të marra të Qeverisë për uljen e çmimeve, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut pasditen e sotme.

    Nga aty sqarojnë se “do të kontrollojmë nëse është vendosur etiketa “çmimi i garantuar” dhe nëse respektohen dispozitat e tjera të vendimeve që kanë të bëjnë me shitësit me pakicë dhe shumicë”.

    “Qytetarët të jenë të qetë! çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten, por mund të ulen më tej! Inspektorati i tregut do të vazhdojë të veprojë për vendimet për uljen e çmimeve që tashmë janë marrë! Ai që nuk respekton vendimet do të dënohet pa përzgjedhje! Qytetarët janë të parët, ne jemi këtu për të mbrojtur standardin e tyre”, tha drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski.

    Lajmi Paraprak

    “Nga dhjetori, tarifa e lirë ditore”

    Lajmi i rradhës

    Ibrahimi: A është vlerë europiane që me persona që janë në listë të zezë, si Gruevski e Mijallkovi, të bëhen ndryshimet kushtetuese për integrim në BE?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë