Transferimi i “Grupit të Kumanovës” në Kosovë / Lloga: Ka disa lëshime në kërkesë

    Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga deklaroi sot se janë hasur disa lëshime në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për transferim në Kosovë, duke shtuar se për realizimin e transferimit duhet vullnet edhe nga pala kosovare.

    “Unë kam kërkuar dosjen, ka qenë para meje. Ka disa lëshime në kërkesat e të burgosurve. Do të shqyrtohen të njëjtat. Janë rreth 10 hapa të cilat duhet të ndiqen deri në transferimin e të njëjtëve, por keni parasysh që do të duhet vullneti i dy palëve që kjo të kryhet në kohë”, tha mes tjerash Lloga për çështjen e ekstradimit të “Grupit të Kumanovës” në Kosovë.

    Lloga gjithashtu foli edhe për rastin me hapjen e tunelit nga të burgosurit në burgun e Idrizovës, me çrrastë tha se institucionet janë njoftuar me kohë për këtë çështje.

    “Institucionet me kohë janë informuar për të gjithë ngjarjen lidhur me tunelin në Idrizovë, kështu që mendoj se MPB dhe Prokuroria do ta tregojnë qëndrimin në momentin e përfundimit, deri atëherë unë nuk do të doja të shtoja asnjë fjalë”, deklaroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë.

    Lajmi Paraprak

    KRrE me çmime të reja për derivatet e naftës

    Lajmi i rradhës

    GRATË SHKOLLOHEN, BURRAT PUNËSOHEN

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë