Trençevska: Kam qenë dëshmitare e dhunës në familje, kam raportuar dhe gruaja e ka mohuar në polici

    Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, theksoi se një numër i madh i grave në vendin tonë vuajnë dhunën. Sipas saj, ato nuk inkurajohen të raportojnë, përcjell Nistori.

    “Një numër i madh i grave që vuajnë dhunën nuk inkurajohen të raportojnë. Nëse nuk ka të ardhura, nëse familja nuk e pranon të kthehet, nuk ka ku të shkojë dhe e vuan atë”, thotë Trençevska.

    Sa e përhapur është dhuna në familje?

    Trençevska thotë se evidencën e mbajnë në baza vjetore, gjegjësisht i mbledhin të dhënat nga qendrat.

    “Në vitin 2022 kemi 1543 viktima, prej tyre 1074 femra, 252 meshkuj dhe 227 fëmijë”, raporton Trençevska.

    Trençevska: Kam qenë dëshmitare e dhunës në familje, kam raportuar dhe gruaja e ka mohuar

    Rastet e dhunës në familje i ka përjetuar edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

    Ajo ka rrëfyer eksperiencën e saj në lidhje me një rast. Siç tregon ministrja, ajo ka denoncuar një rast dhune ku kaq qenë vetë prezente, policia ka mbërritur për tre minuta dhe ka arrestuar dhunuesin, por gruaja e dhunuar ka denoncuar në polici se nuk është e vërtetë.

    Lajmi Paraprak

    NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË | Bullgarët para “shqipes”!

    Lajmi i rradhës

    Ibrahimi: Një stemë shtetërore me simbolin e shqiponjës dykrerëshe – një kokë për maqedonasit dhe një për shqiptarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë