Turqia rihap ambasadën në Kiev

    Turqia e ka rikthyer ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës, pas muajin e kaluar evakuoi stafin për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

    Përparimi i trupave ruse drejt Kievit bëri që Turqia muajin e kaluar të zhvendoste ambasadën e saj në Çernivtsi, qytet në afërsi të kufirit me Rumaninë.

    “U desh që përkohësisht të zhvendosnim aktivitetet tona në qytetin Çernivtsi, që u bë qendra jonë logjistike”, tha Ambasada turke në Ukrainë përmes një postimi në Twitter.

    “Prej sot, ne do të kthehemi në Kiev, në shtëpinë tonë”.

    Ukraina ka thënë se forcat ruse po tërhiqen nga pjesët veriore përreth kryeqytetit ukrainas, Kiev, dhe nga Çernihivi.

    Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, së fundi ka thënë se do të përqendrojë aktivitetet e saj ushtarake në lindje të Ukrainës. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski për “20 për qind”: Ka bazë për ndryshime kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Kërkohet ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për regjistrim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë