Zyberi: Ali Ahmeti ma ofroi postin e Artan Grubit, por e refuzova!

    Në “Programi 200“, Avokati i Popullit Naser Zyberi vlerësoi se zërat sy ky i “Grupit të zjarrit”, nuk i bëjnë dëm BDI-së dhe se deri dikund mbajnë kritikat e këtij grupi, pasi që sipas Zyberit, jo secili funsionarë mund të vlerësohet me nota pozitive, përcjell Nistori.

    “Nuk besoj se mund të ketë zhvillime tektonike të kësaj natyre, një gjë mendoj se ia vlen të diskutohet, qoftë edhe për të mbajtur në tension aktivitetin e partisë në pushtet. Që mos bie në letargji sepse shpeshherë pushteti di të akomodojë, prandaj zërat e këtilla herë pas here japin shkëndija se gjërat ose na kushtojnë ose duhet të jenë më të mira se sa janë. Prandaj, kritikat brenda subjekteve politike janë pozitive dhe nuk mendoj se e dëmtojnë shëndetin politik të kësaj partie.

    Sepse ju ndiqni punën e institucioneve. A mendoni se mbajnë kritikat e tyre për rezultatet e dobëta të ministrave të BDI-së në Qeveri?

    Kuptohet që performance e çdo anëtari të kabinetit nuk është e njëjtë, nuk mund të vlerësojnë me tone pozitive dhe të njëjtat nota, ka vend për diskutim, ka vend për kritika dhe vërejtje.

    Kritikat janë veçanërisht për zëvendëskryeministrin e parë.

    Për zëvendëskryeministrin, por edhe për anëtarët e tjerë të kabinetit, kritikat ndaj tij mund të jenë më të theksuara për shkak të përgjegjësisë më të madhe që ka, por e përsëris, performance e të gjithë anëtarëve të kabinetit, përfshirë edhe deputetët, nuk është e njëjta, sigurisht që ka vend në disa pozicione për përmirësim.

    Ku për shembull?

    Jo vetëm për anëtarët e Qeverisë, anëtarët e kabinetit, por edhe për funksionarët e tjerë në organet e administratës, drejtori, ndërmarrjet publike etj.

    A mund të përmendni institucionet që kanë performuar dobët, sipas jush?

    Për shkak të pozicionit që kam, nuk është mirë të hyj në një analizë të tillë, por sigurisht që kam mendimin tim për performancën e anëtarëve të Qeverisë dhe jo vetëm të tyre, po e përsëris, ka vend për rezultate shumë më të mira”, theksoi Avokat i Popullit.

    Zyberi: Ahmeti ma ofroi postin e Grubit, e refuzova!

    A ndjehet i manipuluar nga BDI-ja, pasi që i është premtuar pozita e kryeministrit ndërsa përfundoi në postin e Avokatit të Popullit, Naser Zyberi tha se i’u është afruar posti i zv/kryeministrit, ministër Drejtësie, e shumë poste tjera, por që ka qenë vendim i tij të mos përfshihet në egzekutiv.

    “Në ato rrethana nuk është mundur të bëhet diçka më tepër. Ka qenë vendimi im nëse do të doja të bëhesha pjesë e egzekutivit me një post tjetër, ose të mbetem jasht. Për hir të realitetit, lideri, kryetari i BDI-së m’i ka ofruar të gjitha opsionet.

    Çfarë opsionesh ju u ofroi?

    Në kuptimin e zëvendës kryeministrit të parë të qeverisë, ministër Drejtësie dhe poste të tjera, për të cilat unë kam vlerusuar se nuk duhet të përzihem në egzekutiv, pasi që isha pretendet për numrin një të qeveriës”, deklaroi Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

    Naser Zyberi akoma ëndërron të bëhet kryeministër

    I pyetur se a ëndërron akoma të bëhet kryeministër, Zyberi tha kjo është një marrëveshje mes partive politike që janë në pushtet dhe beson se е njejta do të respektohet.

    “Imazhi i kryeministrit të parë besoj se ka lënë mbresa te të gjithë qytetarët dhe ky është padyshim një kuriozitet për të gjithë. Besoj se ky premtim nuk është një premtim i harruar, besoj se do të respektohet marrëveshja mes dy subjekteve kryesore të qeverisë dhe në tre muajt e fundit do të realizohet e njëjta gjë, përndryshe ish-lideri i LSDM-së e konfirmoi personalisht se kjo është marrëveshja dhe se një premtim i tillë është për shqiptarët të bëhet realitet“ tha Naser Zyberi, Avokat i Popullit

    Lajmi Paraprak

    “TVSh-ja ime”, nga 1 janari 2023 do të mund të skenoni deri në 2.100 denarë

    Lajmi i rradhës

    Merdarja mbetet e mbyllur për qarkullim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë