Haxhi për qytetarët e RMV këtë vit do të kushtojë 6.650 euro

    Qabja

    Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu në Daily Click në TV21 tha se edhe sivjet haxhi do të kushtojë 6.650 euro. Fetahu thotë se rezervimet janë bërë gati deri në vitin 2026, ndërsa për dallim të vendeve të rajonit, thotë se në RMV sivjet nuk do të rritet çmimi.

    “Tashmë jemi afruar afër Qabesë, afër Mekës, të afrohesh afër Qabes 1 kilometër e diçka, të afrohesh në oborrin e xhamisë së Medinës nuk është lehtë, dmth standardi kërkon edhe një çmim. A e dini ju se tashmë nuk ka vend edhe për vitin 2026, interesimi është aq i madh nga Maqedonia. Këtë vit unë kam presion të madh të gjenden vende, nuk ka. 2020 haxhi shkojnë sivjet, është mbushur para një viti, tash është mbushur në vitin 2025-2026, tash kanë filluar të regjistrohen për vitin 2027, dmth njerëzit janë shumë të kënaqur”, tha Fetahu.

    Haxhi është shtylla e pestë dhe e fundit e Islamit. Haxhi është një udhëtim i shenjtë në Mekë për t’iu bashkangjitur xhematit më të madh njerëzor në tokë, ku besimtarët kryejnë një bashkësi ritualesh në disa rrethina të shenjta rreth Mekës, në dy javët e para të muajit të Dhulhixhes (muaji i dymbëdhjetë i kalendarit hixhri).

    Lajmi Paraprak

    U shkarkua më herët për dëmtim të reputacionit të institucionit, Filev kthehet në pozitën e drejtorit

    Lajmi i rradhës

    FE vs VLEN | Akuza se kush “ha e pi” me VMRO-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë