ZGJEDHJET NË BDI | Fitor Jakupi nga Kumanova denoncon parregullsitë zgjedhore dhe akuzon Arbër Ademin për presione

    Kandidati për degën e BDI-së në Kumanovë, Fitor Jakupi një ditë pas mbylljes së procesit zgjedhor, numërimit të votave dhe shpalljes së rezultateve ka denoncuar publikisht siç pretendon ai, parregullsitë, presionet dhe shantazhet zgjedhore në Kumanovë. Jakupi përmes një reagimi në rrjetet sociale ka potencuar drejtpërdrejt nënkryetarin e BDI-së, Arbër Ademi duke e akuzuar atë për shkelje të statuti të partisë dhe orkestrimin e presioneve, shantazheve dhe premtimeve të rrejshme për punësime, përcjell Nistori.

    “Parregullsitë ishin të natyrave të ndryshme, duke filluar nga premtimet për punësime, presionet për përjashtim nga puna, deri tek blerja e votës, heqja e një numri të madh nga lista e anëtarëve të regjistruar nga ana jonë, dhe shkelja statutare nga ana e Arbër Ademit, gjë që e bën këtë proces jodemokratik, ndoshta juridikisht legal por jo edhe legjitim në sy të popullit.

    Njëri nga shembujt e parregullsive është në KV ”Lagja e Trimave” në të cilin:

    Numri I plotë I fletëvotimeve të pranuara është 1004
    Numri I plotë I zgjedhësve në vendvotim është 1381
    Numri I plotë I fletëvotimeve të papërdorura është 630
    Numri I plotë I fletëvotimeve të futura në kuti është 751, nga të cilat të vlefshme 681, të pavlefshme 70.

    DMTH : Si u rrit diferenca e 377 votave te tjera.

    Koha e përfundimit të votimit në procesverbal figuron ora 19:00, ndërsa në rregullore është parashikuar që të përfundojë në 18:00. Të gjitha shkeljet e procesit zgjedhor dëshmojnë se nuk kishim të bëjmë me një proces te drejtë dhe demokratik”, ka shkruar Jakupi në Facebook. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ua shiti 287 dele, por paratë nuk i mori – tetovari denoncon në polici dy persona nga Senakosi i Gostivarit

    Lajmi i rradhës

    “Grupi i Zjarrit” drejt formimit të një lëvizje të re politike?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë