Valton Dervishi, anesteziologu që filmoi “Live” gratë në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë – dispanzeri i grave, ndalohet në polici

    Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë sot zyrtarisht ka njoftuar arrestimin e anesteziologut, Valton Dervishi i punësuar në spitalin e Tetovës, i cili nëpërmjet transmetimit “live” në TikTok incizonte gratë shtatzëna. Nga MPB njoftojnë se i njëjti është arrestuar pak para mesnate në fshatin Odri, njofton Nistori.

    “Më 14.04.2023, në ora 23:40, në Odri të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personin V.D. (43), duke vepruar pas raportimit të P.V., drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës, se V.D., i punësuar si anesteziolog në këtë spital, ka filmuar dhe publikuar përmes rrjetit “Tik Tok” stafin mjekësor dhe pacientët të cilëve iu është ofruar ndihma mjekësore.”, thonë nga SPB Tetovë.

    Gjithashtu nga MPB thonë se është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pacienti me fibrozë cistike: Mjekja më tha se nëse vazhdoj me deklarata, për mua nuk do të ketë vend në spital

    Lajmi i rradhës

    DIALOGU KOSOVË – SERBI | Joseph: Marrëveshja në Ohër ka detaje të paspeficikuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë