Vazhdohet afati për negociata mes SAShK-ut dhe Qeverisë

    Vazhdohet afati për negociata mes SSK-së dhe Qeverisë, njoftojnë nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

    “Në takim ishte i pashmangshëm konstatimi se të dyja palëve në kontestin kolektiv të punës duhet një periudhë më e gjatë prej 10 ditësh nën kujdesin e pajtuesit të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe brenda afatit sipas nenit 27 të këtij ligji. Ligji për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës duke pasur parasysh faktin se negociatat janë duke ecur”, thuhet në komunikatën e SAShK-ut.

    SAShK bën të ditur se gjatë negociatave të sotme të dyja palët përcaktuan përmbajtjen e rekomandimit sipas të cilit negociatat në mes të SAShK-ut dhe MAS-it vazhdojnë edhe për 10 ditë lidhur me pikat për të cilat negociohet në përputhje me vendimin për organizimin e grevës. Ky rekomandim parasheh që në 10 ditët shtesë të përcaktohet përqindja për harmonizimin e pagave në aktivitetet e mësipërme si dhe të përcaktohen afatet për lidhjen e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.

    “Përmbajtja e rekomandimit është përcaktuar për të mos filluar përsëri në negociata të mëtutjeshme, por nga është arritur marrëveshja dhe për të gjetur një zgjidhje optimale për palët në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e përgjegjshme e kontestit”, SAShK. tha pas takimit.

    Lajmi Paraprak

    Vera, koha më e afërt që Bullgaria të heq veton për hapjen e negociatave me BE-në

    Lajmi i rradhës

    “Betejë” futbolli në Tetovë, Shkëndija barazoi me Shkupin (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë