Vazhdojnë dorëheqjet në Qytetin e Shkupit

    Fotografia: Nistori

    Tërhiqet edhe një tjetër drejtor në Qytetin e Shkupit, bëhet fjalë për Angell Sotirovski drejtor i NP “Parqet dhe Gjelbërimet”. Sotirovski që vjen nga Partia Socialiste, në koalicion me VMRO-në ka thënë se ambienti i krijuar së fundmi nuk do ta lejonte që të fokusohet në menaxhim të suksesshëm të ndërmarrjes, prandaj po tërhiqet.

    “Vlerësoj se ambienti I ri politik në Qytetin e Shkupit nuk do të më lejojë që maksimalisht të fokusohem tek më e rëndësishmja , ë është menaxhimi I suksesshëm I ndërmarrjes. Pikërisht për këtë, tërhiqem nga detyra U.D Drejtor”, deklaroi Angell Sotirovski, U.D Drejtor në NP “Parqet dhe Gjelbërimet”.

    Ndërsa një tjetër ish drejtor ankohet se Danella Arsovska nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij nga funksioni. Bojan Hristovski I cili deri para pak ditësh drejtonte me NP “Parkingu I Qytetit” Shkup nëpërmjet një postimi I bën thirrje administratës së Qytetit që të veprojë në pajtueshmëri me ligjin dhe ta pranojë dorëheqjen e tij të parevokueshme.

    “Lajmëroj administratën e Qytetit ta pranojë dorëheqjen time të parevokueshme dhe të emërojë drejtor të ri. Punë në ndërmarrje duhet të vazhdojë pa prolongim. Aktivitetet aktuale dhe risitë nuk duhet të ndalojnë, pa dallim mosmarrëveshjeve dhe kombinatorikave politike”, tha Bojan Hristovski, ish drejtor i NP “Parkingu I Qytetit” Shkup.

    Aktualisht, në funksion kanë mbetur vetëm dy drejtorë të ndërmarrjeve publike në kuadër të Qytetit të Shkupit, ai i Ndërmarrjes së Transportit Publik- Shkup dhe ai i Higjienës Komunale. Drejtorët e tjerë u tërhoqën me arsyetimin se ka munguar bashkëpunimi me kryetaren e Qytetit të Shkupit. Përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës pasuan pas shkarkimit të drejtorit të ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, për çështjen e tenderit për stacionin e pastrimit të lumit Vardar./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vështirësitë në të nxënë | Disa shenja të pranishme që në moshën parashkollore

    Lajmi i rradhës

    Diskutohet mundësia që gjendja e krizës të vazhdohet deri më 30 prill të vitit të ardhshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë