Vështirësitë në të nxënë | Disa shenja të pranishme që në moshën parashkollore

    Lorela Garuli, psikologe

    Në bazë të evidencave konsiderohet se një ndërhyrje e hershme që prej fillimeve të shfaqjes së vështirësive të fëmijës rezulton të jetë e suksesshme në një masë 90-95% të nxënësve. Do të thotë se nëse arrihet të kapen herët elementët e çrregullimeve të të nxënit dhe të trajtohen, do të parandalohet përparimi i mëtejshëm i çrregullimit dhe shumica e këtyre nxënësve do të arrijnë një nivel leximi, shkrimi apo shkathtësish matematikore në një nivel afër parametrave të normës. Një e dhënë e tillë shton bindshëm rëndësinë e identifikimit të hershëm nëpërmjet parandalimit dhe shtimin e vëmendjes në mënyrë të vecantë që kur fëmijët janë në kopësht.

    Në këtë mënyrë, ka shumë hapësira për të bërë ndërhyrjen, duke qenë se fëmijët janë të përfshirë në aktivitete dhe lojëra të vazhdueshme; pra ndërhyrja e hershme mund të vijë në formën e nxitjes nëpërmjet argëtimit.
    Nga një fëmijë i cili frekuenton kopshtin mund të pritet të fillojë të mësojë të shkruajë shkronja dhe numra por kjo nuk është e detyrueshme. Edhe se vështirësitë në të nxënë si rrjedhojë e natyrës së tyre do të shfaqen në kontekstin shkollor dhe janë ngushtësisht të lidhura me performancën akademike, vlerësimi i hershëm i këtyre vështirësive mund të bëhet duke vëzhguar fusha të tjera.

    Diferencat në shprehitë shkollore nuk zbulohen dot aq herët, por ato që mund të kuptohen tek fëmijët e vegjël janë elementë që lidhen me komunikimin, gjuhën, marrëdhëniet me të tjerët, emocionet dhe socializimin.

    Ka pra, disa sjellje të cilat mund të parathonë praninë e ndonjë prej çrregullimeve të të nxënit:

    • Ngatërrimi i ditëve të javës
    • Ngatërrimi i muajve, stinëve dhe sekuencave kohore
    • Vështirësi në mbajtjen mend të datave
    • Ngatërrimi i të djathtës dhe të majtë
    •  Vështirësi në përvetësimin e koncepteve të vendndodhjes (brenda-jashtë, lart-poshtë)
    • Vështirësi në mbajtjen mend të sekuancave kohore (përpara-pas, dje-nesër)
    • Vështirësi në memorizimin e renditjes numerike
    • Vështirësi në përvetësimin e konceptit të kohës e orës
    • Vështirësi në aktivitetet sportive, ku kërkohet koordinimi i lëvizjeve të duarve e këmbëve (basketboll, volejboll, futboll
    •  Vështirësi në ndjekjen e ritmeve muzikore
    • Vështirësi në përdorimin e gërshërëve, në ngjyrosjen brenda modeleve dhe në kopjimit të një vizatim
    •  Vështirësi në lidhjen e këpucëve apo mbërthimit të kopsav
    •  Mungesë interesi ndaj lojërave puzzle apo me pjesë ndërtuese (lego)
    • Mungesë vëmendje, harron dhe prish mjetet dhe lodrat shpes
    • Vështirësi në mbajtjen mend të rimave dhe vjershav
    • Riprodhojnë fjalët në mënyra të ndryshme, ndërtojnë fjalitë duke i vendosur fjalët në rendin e gabuar, harrojnë lehtësisht atë që ishin duke thën
    • Vështirësi në vizatim
    Lajmi Paraprak

    Yttttt, legena! Racë patronazhistësh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë