Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”

    Në Gjykatën Penale Shkup sot duhet të mbajë seancë të re për rastin “Titanik”, që ka të bëjë në parregullsitë zgjedhore.

    Kjo është seanca e parë pas emërimit të gjykatësit të ri – porot, pasi Këshilli Gjyqësor kohën e fundit shkarkoi dy gjatës – porotë, të cilët ishin pjesë e Këshillit Gjykues të disa lëndëve nga ish PSP-ja, për shkak të mbushjes së moshës 60 vjeç

    Rasti ndodhet në fazë të procedurës dëshmuese dhe e udhëheq Osman Shabani, seria aktakuzën e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.

    Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit i cili është në arrati, në “Titanik” janë të akuzuar edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

    Ata dyshohen  për bashkëpunim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve,  ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

    Lajmi Paraprak

    Simovski: Përgjegjësi kundërvajtëse për personat që do të refuzojnë të regjistrohen

    Lajmi i rradhës

    Kush është kandidati i ASH-së për Komunën e Zhelinës në zgjedhjet e ardhshme lokale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë