Kush është kandidati i ASH-së për Komunën e Zhelinës në zgjedhjet e ardhshme lokale?

    Aleanca për Shqiptaret – dega Zhelinë, në Kuvendin zgjedhor që u mbajt mbrëmë në Zhelinë, unanimisht ka votuar si kandidat për kyetar të Komunës së Zhelinës, Mahir Ziberin.

    Mahir Ziberi ka lindur në Zhelinë, shkollën fillore e ka kryer pjesërisht në Ohër dhe vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në “Dr.Panco Karagjozov” në Shkup. Ka studiuar në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” për Biokimi klinike, ku edhe ka kryer studimet postdiplomike dhe është i pajisur me gradën magjistër për Shëndetësi publike.

    Përndryshe, ai ka një karrierë të suksesshme pas vetes, ka qenë i punësuar fillimisht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe i angazhuar për projekte për bashkëpunim me Republikën e Sllovenisë dhe të Kroacisë, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Ekonomisë. Ziberi është i martuar dhe është prind i dy fëmijve. Deri më tani nuk ka qenë i angazhuar seriozisht në ndonjë parti politike.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”

    Lajmi i rradhës

    Shahpaska: Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna një proces kompleks që bashkon disa ministri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë