Verifikohen mandatet e tre deputetëve të rinj

    Deri në fillim të javës së ardhshme pritet të kompletohet përbërja parlamentare, pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor.

    Komisioni Parlamentar për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në seancën e sotme konstatoi mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. Stojanovski zëvendëson Igor Nikovskin, i cili paraprakisht kishte njoftuar KSHZ-në se nuk e pranon mandatin.

    Këta tre deputetë vijnë në vend të Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë të komunave Kisella Vodë, Sopishtë dhe Prilep.

    Verifikimi i mandateve të tyre pritet të bëhet në seancën e ardhshme plenare të Kuvendit, që sipas kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, do të mbahet më 10 ose 11 nëntor./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nga e hëna edhe 55 autobusë të transportuesve privatë do të qarkullojnë në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Më pak turq drejt Malit të Zi, pas regjimit të vizave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë