Veshja e Lumës së Epërme në RMV mbetet një nga më atraktivet 

    Një vajzë e re e veshur me veshje tradicionale të Lumës së Epërme / Fotografia: REL

    Veshja e Lumës së Epërme në Maqedoninë e Veriut mbetet një nga më atraktivet sa i përket koloritit. Sara Kadriu nga shoqata Luma e Epërme thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo veshje e trashëguar me shekuj përmban elemente që nga koha ilire. Tash e disa vjet me radhë, në javën e parë të gushtit, mbahet edhe manifestimi “Takimet e Lumës” me qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditave.

    Manifestimi "Takimet e Lumës së Epërme" mbahet të dielën e parë të gushtit tash e disa vjet me radhë, me ç'rast pjesëmarrësit vishen me veshjen tradicionale të Lumës.  Luma e Epërme përbëhej nga 27 fshatra, por pjesa më e madhe e tyre tani janë tërësisht të pabanueshme.  
    1. Manifestimi “Takimet e Lumës së Epërme” mbahet të dielën e parë të gushtit tash e disa vjet me radhë, me ç’rast pjesëmarrësit vishen me veshjen tradicionale të Lumës. 

    Luma e Epërme përbëhej nga 27 fshatra, por pjesa më e madhe e tyre tani janë tërësisht të pabanueshme.
     
    Sarah Kadriu e veshur me veshjen e Lumës. “Këtë thesar që e kemi trashëguar me shekuj nga nënat, gjyshet dhe stërgjyshet  nuk duam ta mbajmë të fshehur në arkë, prandaj organizojmë ‘Takimet e Lumës së Epërme’ për t’u njohur me të gjenerata e reja dhe të krenohen të gjithë shqiptarët”, thotë Kadriu, një nga organizatoret e manifestimit.
    2. Sarah Kadriu e veshur me veshjen e Lumës.

    “Këtë thesar që e kemi trashëguar me shekuj nga nënat, gjyshet dhe stërgjyshet  nuk duam ta mbajmë të fshehur në arkë, prandaj organizojmë ‘Takimet e Lumës së Epërme’ për t’u njohur me të gjenerata e reja dhe të krenohen të gjithë shqiptarët”, thotë Kadriu, një nga organizatoret e manifestimit.
    Luma e Epërme, si rajon, ndodhet në perëndim të Maqedonisë së Veriut, dhe përfshin një pjesë të Shqipërisë dhe të Kosovës, po ashtu edhe disa fshatra malorë të komunës së Mavrovës, Rostushës dhe Gostivarit.  
    3. Luma e Epërme, si rajon, ndodhet në perëndim të Maqedonisë së Veriut, dhe përfshin një pjesë të Shqipërisë dhe të Kosovës, po ashtu edhe disa fshatra malorë të komunës së Mavrovës, Rostushës dhe Gostivarit.
     
    Banorët e kësaj ane megjithëse janë shpërngulur në Gostivar, Shkup dhe në diasporë ata thonë se vazhdojnë të ruajnë një pjesë të riteve dhe zakoneve gjatë festave familjare, veçanërisht këngët që janë polifonike dhe veshjen, e cila është unike e me motive që zanafillën e kanë që nga koha ilire.
    4. Banorët e kësaj ane megjithëse janë shpërngulur në Gostivar, Shkup dhe në diasporë ata thonë se vazhdojnë të ruajnë një pjesë të riteve dhe zakoneve gjatë festave familjare, veçanërisht këngët që janë polifonike dhe veshjen, e cila është unike e me motive që zanafillën e kanë që nga koha ilire.
    Kjo veshje është shumë veçantë, pasi i gjithë punimi dhe qëndisja bëhen me dorë.
    5. Kjo veshje është shumë veçantë, pasi i gjithë punimi dhe qëndisja bëhen me dorë.
    Disa gra me veshjen tradicionale të Lumës gjatë edicionit të sivjetmë të manifestimit "Takimet e Lumës së Epërme". 
    6. Disa gra me veshjen tradicionale të Lumës gjatë edicionit të sivjetmë të manifestimit “Takimet e Lumës së Epërme”. 
    Pjesë e veshjes për gratë janë edhe çorapet e thurura me dorë e të zbukuruara me qëndisma.
    7. Pjesë e veshjes për gratë janë edhe çorapet e thurura me dorë e të zbukuruara me qëndisma.
    Gratë e Lumës në raste të veçanta gëzimi, dasma dhe festa familjare, mbajnë “fshturkën”, një kësulë e punuar me dorë me fije prej argjendi ose ari, kurse në pjesën e ballit varen florinj. 
    8. Gratë e Lumës në raste të veçanta gëzimi, dasma dhe festa familjare, mbajnë “fshturkën”, një kësulë e punuar me dorë me fije prej argjendi ose ari, kurse në pjesën e ballit varen florinj. 
    Edhe veshja e burrave është e veçantë me shumë qëndisma, sidomos xhamadani.
    9. Edhe veshja e burrave është e veçantë me shumë qëndisma, sidomos xhamadani.
    Brezi si pjesë e veshjes tradicionale të burrave.
    10. Brezi si pjesë e veshjes tradicionale të burrave.
    Shamitë e grave nga Luma e Epërme përbëhen nga motive shumëngjyrëshe. 
    11. Shamitë e grave nga Luma e Epërme përbëhen nga motive shumëngjyrëshe. 
    Një burrë me veshje tradicionale ndërsa në kokë mban plisin në formë të sferës së prerë.
    12. Një burrë me veshje tradicionale ndërsa në kokë mban plisin në formë të sferës së prerë.
    "Të gjithë ne e ruajmë me fanatizëm çdo pjesë të veshjes, pasi kjo veshje është shumë e veçantë, i gjithë punimi bëhet me dorë dhe është shumë i vështirë... Ka një ditë të veçantë që ne i themi dita kur e nxjerrim nusen tek kroi, [rite dasmash] dhe të gjithë ne vishemi me këtë veshje sikurse edhe nusja”, tregon Sarah Kadriu nga shoqata "Luma e Epërme".
    13. “Të gjithë ne e ruajmë me fanatizëm çdo pjesë të veshjes, pasi kjo veshje është shumë e veçantë, i gjithë punimi bëhet me dorë dhe është shumë i vështirë… Ka një ditë të veçantë që ne i themi dita kur e nxjerrim nusen tek kroi, [rite dasmash] dhe të gjithë ne vishemi me këtë veshje sikurse edhe nusja”, tregon Sarah Kadriu nga shoqata “Luma e Epërme”.
    Një vajzë me veshjen e Lumës së Epërme, gjatë manifestimit të sivjetmë.  E veçanta veshjes së Lumës është dhe dollomba (dollama) për gratë, që është një tunikë me ngjyrë të kuqe dhe mëngë të gjata e të qëndisura me fije ari ose argjendi të bardhë. ajo po ashtu është e qëndisur edhe në pjesën përparme dhe jakë. Për të qëndisur vetëm këmishën për nuse, nevojiten muaj të tërë punë dore. Një gërshetim ngjyrash, materialesh e motivesh e bëjnë veshjen kaq të veçantë.  
    14. Një vajzë me veshjen e Lumës së Epërme, gjatë manifestimit të sivjetmë. 

    E veçanta veshjes së Lumës është dhe dollomba (dollama) për gratë, që është një tunikë me ngjyrë të kuqe dhe mëngë të gjata e të qëndisura me fije ari ose argjendi të bardhë. ajo po ashtu është e qëndisur edhe në pjesën përparme dhe jakë.

    Për të qëndisur vetëm këmishën për nuse, nevojiten muaj të tërë punë dore. Një gërshetim ngjyrash, materialesh e motivesh e bëjnë veshjen kaq të veçantë.  
    Pjesëmarrës me veshje tradicionale  gjatë manifestimit "Takimet e Lumës". 
    15. Pjesëmarrës me veshje tradicionale  gjatë manifestimit “Takimet e Lumës”. 
    Opingat për burra prej lëkure dhe çorapet e qëndisura.
    16. Opingat për burra prej lëkure dhe çorapet e qëndisura.
    Një qilim i punuar në tezgjah. 
    17. Një qilim i punuar në tezgjah. 
    Lajmi Paraprak

    ANKOHEN MËRGIMTARËT | Afat i shkurtër për ndryshimin e dokumenteve

    Lajmi i rradhës

    Të premten fillon seanca për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë