Viti 2021 – viti me numrin më të vogël të viktimave në trafik

    Foto ilustruese

    ”Sigurinë në trafik tani më një kohë të gjatë po e trajtojmë si segment prioritar të interesit të posaçëm publik, përkatësisht interes shoqëror, përmes të cilit pasqyrohet përkushtimi ynë për krijimin e mjediseve të sigurta për qytetarët. ”Vozit si çdo fëmijë në rrugë të jetë i yti”- ashtu thotë motoja ime si pjesëmarrës në trafik dhe përpiqem gjithnjë ta respektoj. Për arsye se për sigurinë në trafik përgjegjës jemi të gjithë! Duke u nisur nga vetvetja si individ, dhe gjithsesi, të gjthë faktorët në shoqëri”.

    Këtë, ndër të tjerave, ditë më par1% e theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në tryezën e rrumbullakët në temën ”Siguria e këmbësorëve në trafik” i cili u mbajt në organizim të Fakultetit të Sigurisë pranë Universitetit ”Shën Klimenti i Ohrit”.

    Në fjalimin e tij ministri Spasovski, duke potencuar jo vetëm rëndësinë e respektimit të përpikët të rregullave dhe rregulloreve të trafikut dhe përpjekjet e intensifikuara drastike të Ministrisë në veprimin parandalues-represiv në fushën e trafikut para së gjithash në këto vitete e fundit, prezantoi disa tregues statistikor gjatë së cilës posaçërisht e potencoi faktin se si rezultat i këtyre aktiviteteve policore është më se evident zvogëlimi i viktimave në aksidente trafiku.

    ”Sipas të dhënave statistikore, kurse me kënaqësinë time më të madhe-numri i viktimave gjithnjë është në rënie. Kështu, vitin e kaluar 2021 e përfunduam si vitin me numrin më të vogël të viktimave në 15 vjetët e fundit-116, kurse zvogëlim më të madh sipas aksidenteve të trafikut është vërejtur në rajonin e SPB Shkup, i cili figuron si rajon me frekuencë të madhe të automjeteve dhe pjesëmarrësve në trafik. Gjatë kësaj, si rezultat i kontrollimeve të përforcuara aksionale në trafik, të cilat qartë shihet se po japin rezultate, janë 992.000 masave parandaluese-represive të regjistruara në pesë vjetët e fundit, kundër shkelësve të rregullave dhe rregulloreve në trafik, në pjesën më të madhe për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Kjo kontribuoi për zvogëlim të vazhdueshëm të numrit të viktimave, dhe me vetë këtë hap pas hapi ia arritëm realizimin e qëllimit tonë, kështu nëse në vitin 2013 kishim 198 viktima, në 2016 ky numër ishte 165, në 2017-155, në 2018-133, në 2019-132 në 2020-125, në vitin 2021-116”.

    Kontrollimet e përforcuara aksionale vazhdojnë me intensitet të pazvogëluar edhe në vitin 2022, me të vetmin qëllim të kontribuojmë edhe ky vit të jetë më i sigurti deri më tani. Të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2022 dëshmojnë se edhe këtë vit po vazhdon trendi i zvogëlimit të rëndësishëm të numrit të viktimave në aksidente trafiku. Në të vërtetë, në tre muajt e parë të vitit 2022 kemi 18 viktima, që është 10 më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur ka pasur 28 viktima. Vetëm në muajin mars 2022 kemi katër viktima, kurse në mars të vitit 2021 ka pasur 16 viktima, numër që është për katër herë më i vogël nga marsi i vitit 2021”, theksoi ministri Spasovski.

    Sipas Spasovskit, nga asapekti i kompetencave të policisë në pjesën e trafikut, fokusi ishte i vendosur si në punën policore kuantitative të përforcuar në kontrollimin e rregullave dhe rregulloreve në trafik poashtu edhe në pjesën e pajisjeve materialo-teknike plotësuese policore për realizimin e suksesshëm të detyrave në këtë segment duke filluar nga sistemet e reja të radarëve për kontrollë, sistemet mobile për incizim si dhe deri te drogerët e rinj për alko-teste.
    ”Me furnizimin e radarëve të rinj dhe modern, teknikisht të sofistikuar, të gjthë të pajisur me pajisje për incizim gjatë natës, shumë më superior nga radarët e mëparshëm, rrjedhimisht me standardet policore evropiane në këtë pjesë të punës policore, policia jonë rrugore është e vetmja në rajon e cila është e kompletuar me pajisje të gjeneratës së fundit, nga të cilët është e pamundur të fshihet materiali i incizuar”, tha Spasovski.

    Ministri Spasovski, poashtu theksoi se policia në mënyrë aktive punon edhe në fushën e parandalimit dhe edukimit-në drejtim të ngritjes drastike të nivelit të kulturës në trafik, gjatë kësaj posaçërisht duke i targetuar të rinjët dhe fëmijët.

    ”Nënkuptohet, MPB-ja realizon aktivitete parandaluese dhe në bashkëpunim me partnerët tanë nga sektori civil, komunat, shkollat, Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, kurse para pak kohe edhe me Fakultetin e Sigurisë, me të cilin kemi bashkëpunim afatgjatë në më shumë segmente, kurse tani së bashku po e zbatojmë edhe fushatën aktuale për këmbësorët nën moton ”Edhe unë edhe Ti- Të gjithë jemi këmbësorë! Siguria në vend të parë! Jam i bindur se vetëm me angazhim aktiv të të gjithë faktorëve në shoqëri do të arrijmë deri te rezulatati i dëshiruar-siguri më të madhe në rrugë”, theksoi në fund ministri Spasovski.

    Lajmi Paraprak

    MASh: Regjistrimi në shkollat e mesme do të kryhet në formë elektronike

    Lajmi i rradhës

    Çfarë i ndodh metabolizmit kur hani pas orës tetë në darkë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë