MASh: Regjistrimi në shkollat e mesme do të kryhet në formë elektronike

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paralajmëruar se këtë vit regjistrimi në shkollat e mesme do të kryhet në formë elektronike. Gjithashtu nga ky institucion njoftojnë se do të realizohet edhe trajnimi i drejtorëve të shkollave të mesme, të cilët do të njihen me mënyrën e funksionimit të shërbimit të ri elektronik dhe përfitimet e tij.

    Prindërit dhe nxënësit, përveç aplikimit për regjistrim në arsimin fillor dhe të mesëm, në mënyrë elektronike mund të aplikojnë edhe për konkurset për bursa, për nostrifikimin e diplomave dhe për akomodimin në konvikte.

    Sipas ministrisë kjo do të mundësohet nga shërbimi dixhital “Regjistrimi elektronik i gjimnazistëve” që realizohet në kuadër të projektit “Digjitalizimi i shërbimeve në sektorin e arsimit”, i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Baush: 600 mijë persona nuk janë më në Maqedoni, kuadri cilësor nuk kthehet në vend

    Lajmi i rradhës

    Viti 2021 – viti me numrin më të vogël të viktimave në trafik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë