VMRO-DPMNE i kërkon përgjegjësi Filipçes për rastin “Zhan Mitrev”

    Nëse Maqedonia do të ishte shtet i drejtë, Venko Filipçe do të ishte paraburgosur që dje për skandalin e “gjak i pistë”. Kuptohet se edhe Filipçe ka qenë pjesë e skandalit me “tenderat e përgjakshme me reagentë”, blerjen fantazmë të vaksinave dhe një milion skandale të tjera korruptive, ndaj shohim që pushteti nuk po ngre gishtin, thonë nga VMRO-DPMNE.

    “Për skandalin konkret që po prek opinionin, përgjegjësia e Filipçes është se nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët dhe shëndetin e tyre nga metodat e paverifikuara. Siç informojnë mediat, ai si ministër i Shëndetësisë ka ditur dhe nuk ka ndërmarrë asgjë, por përkundrazi ka promovuar institucionin shëndetësor në një mënyrë apo në një tjetër. Bëhet fjalë për anashkalimin e plotë të sistemit. Siç mësojmë nga mediat, Filipçe dhe institucionet kanë lejuar që të aplikohet një metodë trajtimi që as institucionet vendase dhe as ato të huaja nuk e kanë njohur dhe lejuar”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Sipas tyre Prokuroria Publike duhet të zgjerojë hetimin dhe të përcaktojë nëse Filipçe e ka mundësuar këtë me vetëdije? A ka pasur Filipçe ndonjë përfitim financiar nga ky skandal? Pse Filipçe, përkundër paralajmërimeve të autoriteteve të caktuara mjekësore, lejoi dikë në shpinë të popullit të kryejë trajtime të shtrenjta për të cilat tani e dimë se nuk janë vërtetuar shkencërisht.

    Lajmi Paraprak

    RASTI “ZHAN MITREV” | “Ndjej përgjegjësi dhe jam i gatshëm që kësaj procedure t’i shkojmë deri në fund”

    Lajmi i rradhës

    Kosova me projektligj për sanksione ndaj shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë