VMRO-ja bullgare në protestë për “mbrojtjen e interesit nacional bullgar”

    Në takimin e 22-të mes qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë, më 24 maj te varri i sh. Kiril dhe Metodi në Romë do të hiqet vetoja për BE-në. Me paralajmërime të këtilla doli opozita bullgare, ndërsa menjëherë u organizuan dhe dolën në protestë me këngë maqedonase për, siç thonë “mbrojtjen e interesit nacional bullgar”.

    “Duam t’i themi z. Petkovit, nëse mendon që t’ia shesë Maqedonisë interesin nacional bullgar, do të ballafaqohet me rezistencë të ashpër nga qytetarët. Andaj u mblodhëm këtu sot, më 11 maj, në ditën e vëllezërve Kiril dhe Metodi. Sipas informacionit që e kemi, më 24 maj ai do ta bëjë pikërisht këtë, do ta heqë veton”, deklaroi Aleksandër Sidi, VMRO

    Edhe pse pyetëm në Qeveri, përgjigje nuk morëm në lidhje me atë nëse delegacioni ynë në krye me kryeministrin do të udhëtojë në Romë, ndërsa paraprakisht në Sofje.

    Opozita e Bullgarisë është e bindur se zgjidhja aspak nuk do të gjendet para deputetëve në Sofje, por se ministri i jashtëm për atë do të njoftojë në konferencën në qershor. Megjithatë, Petkov nuk është me qëndrimin e njëjtë.

    “Për ta hequr Bullgaria veton për Maqedoninë e Veriut, së pari duhet të plotësohen të gjitha kushtet dhe të krijohen garanci për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Çdo hap në këtë drejtim do t’i dorëzohet Kuvendit”, deklaroi Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë

    Këshilli i komunës në Sofje solli deklaratë me të cilën këshilltarët e komunës e thirrën Kuvendin dhe Këshillin e ministrave që t’i përmbahen rezolutës së miratuar në Kuvend.

    “Prandaj ne, këshilltarët e Këshillit të komunës së Sofjes, mendojmë se çdo përkrahje për fillimin e negociatave për anëtarësimin e RMV-së, pa e përcaktuar paraprakisht implementimin e të gjitha pikave, fazave dhe kushteve të caktuara sipas  kornizës  së caktuar nga ana e Bullgarisë, do të jetë në dëm të bullgarëve”, thanë nga Këshilli i Komunës së Sofjes

    Edhe shkencëtarët bullgarë kërkojnë që qeveria të mos bëjë kompromise dhe e thirrën që publikisht të sqarojë përmes diskutimeve publike për historinë bullgare, se pse po i vendoset Shkupit veto.

    “Vazhdimisht po themi se çelësi për anëtarësimin në BE-në qëndron në Shkup, një kohë më parë na thanë se çelësi është në Sofje, megjithatë siç dimë, miqtë tanë janë tepër të mirë duke kopijuar prej nesh”, pohoi Ana Koçeva, Institut i Gjuhës Bullgare.

    Sot dhe nesër në Sofje mbahet seancë e Komisionit për çështje arsimore dhe historike. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Paga jo të plota për grevistët në çerdhe?

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Qeveria po krijon klimë sa më të favorshme për arritjen e të rinjve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë