Paga jo të plota për grevistët në çerdhe?

    Ka përfunduar takimi mes SASHK-ut dhe drejtuesve të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Ministrja e Punës, Jovana Trençevska tha se punonjësit në çerdhe që ishin pjesë e grevës nuk do të marrin paga të plota. Mirëpo, ajo shtoi se po kërkohet mënyrë për pagesën e mjeteve të mbetura në muajt e ardhshëm.

    Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se takimi ishte i frytshëm dhe u dhanë sinjale pozitive për zgjidhjen e shumë çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve, madje edhe pagesën e mëditjeve për grevistët në çerdhe.

    Nga SASHK-u kanë përsëritur se nuk pranojnë asnjë marrëveshje nëse punonjësve në çerdhe që ishin në grevë nuk u paguhen rrogat e plota.

    Afati maksimal për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve  është 20 ditë dhe pritet të përmbyllet më 18 maj.

    Mësimdhënësit dhe punonjësit në çerdhe tashmë kanë kërkuar rritje prej 18,4 për qind duke refuzuar çdo ofertë tjetër të Qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    Deklarohet drejtoresha e shkarkuar Teuta Llalla: Do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për shkarkimin tim

    Lajmi i rradhës

    VMRO-ja bullgare në protestë për “mbrojtjen e interesit nacional bullgar”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë