Edmond Tupja: Kur bëni foto, mos thoni “cheese”, por “gjizë”

    Profesor Edmond Tupja nga Shqipëria, i cili ka ngritur alarmin për zhdukjen e gjuhës shqipe duke qenë se sa vjen e shtohen huazimet nga gjuhët e huaja, solli në vëmendje një fjalë të cilën të gjithë e përdorim shumë thjesht.

    Bëhet fjalë për “cheese”, një term që e përdorim para se të bëjmë foto duke qenë se shqiptimi i saj i çon buzët në një pozicion të qeshur. Tupja thotë se kjo fjalë mund të zëvendësohet lehtësisht me gjizë, një fjalë shqip që kryen po të njëjtin funksion.

    “Unë vërej, tani thuhet konstatoj, që po përdoren gjithmonë e më tepër fjalë të huaja aty ku shqipja i ka fjalët e saj, se fjalë të huaja do hyjnë. Është bërë modë tani,” – pohoi Tupja.  “Kur dalim në foto, hajde cheese, dalin dhëmbët që të qeshim. Gjizë është e bukur, edhe vjen te qeshesh edhe zbardh dhëmbët”.

    “Do you parlare shqipish”, ka qenë titulli i një shkrimi të profesorit, i cili ka sjellë në vëmendje përdorimin e shumë gjuhëve pa qenë e nevojshme. /Euronews.al/

    Lajmi Paraprak

    Vriten 13 persona në një sulm me armë në një shkollë ruse

    Lajmi i rradhës

    Mos vallë nuk duhet të hamë kurrë më ëmbëlsira?!

    Lajme tjera

    Ç’DOBI KA MIRËSIA

    Bertolt Brecht Ç’dobi ka mirësia,Kur të mirët menjëherë vriten,ose vritenAta, me të cilët janë të mirë? Ç’dobi ka…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë