Xhaferi: Për tragjedinë në Tetovë kuvendi ka rol mbikëqyrës mbi autoritetet tjera

    -Kuvendi ka rol mbikëqyrës mbi autoritetet tjera, nuk mund të merr rolin e autoriteteve tjera, kështu u përgjigj fillimisht kreu i kuvendit në lidhje me iniciativën e opozitës për Komision anketues në kuvend mbi tragjedinë e 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës. Xhaferi tha se sipas procedurave një kërkesë e tillë është e hershme pasi që Komisioni Anketues nuk mund të rishikojë çështje që janë në kompetenca të organeve hetuese dhe gjyqësore.

    “Hetimi vazhdon, kjo është kompetencë e Prokurorisë dhe organet tjera që bëjnë pjesë aty, si rezultat i këtij hetimi duhet të veprojnë organet gjyqësore, kur do të ketë përfundim nga këto institucione rreth kësaj çështje, atëherë mund të kyçet Kuvendi përmes Komisionit Anketues, ose të hedh poshtë gjetjet”, tha mes tjerash Xhaferi.

    Fillimisht kërkesa e parë e  VMRO-DPMNE-së opozitare ishte refuzuar për shkak të mos respektimit të emrit kushtetues, ndërkaq nga VMRO-ja opozitare njoftuan se do të dorëzon nismë të re për komision anketues duke respektuar emrin kushtetues./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi: Shtyrja e regjistrimit të popullsisë në duart e partive politike

    Lajmi i rradhës

    Liga e Kampionëve, PSG-City dhe Milan-Atletico Madridi janë dy sfidat kryesore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë