Në një intervistë për gazetën “Koha”, kryeministri Zoran Zaev ka porositur presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, të respektojë ligjin dhe t’i shpenzojë paratë në mënyrë transparente, përcjell Nistori.
Në fillim të muajit, Qeveria solli vendim për krijimin e një Trupi Koordinues për të mbështetur reprezentacionin e futbollit në Kampionatin Europian 2020, i shtyrë nga viti i kaluar, por FFM refuzoi ofertën për bashkëpunim.
Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe FFM ka kohë që janë të tensionuara, ndërsa Agjencia për Rini dhe Sport kërkoi nga FFM të ndryshojë statutin dhe ta harmonizojë atë me Ligjin për sport, gjë që “qeveria” e futbollit e refuzon me këmbëngulje.
“Po, ka konflikt, unë mendoj se FFM është e kapur, siç ishte vendi ynë i kapur në mënyrë jo transparente dhe e kontrolluar në mënyrë rigoroze përmes milionave të mëdha që FFM kishte në dispozicion. Fjalë për fjale menaxhohet dhe blihen delegatë”, ka deklaruar Zaev ndër të tjera.
Ai shton se asambleja e FFM është në kundërshtim me Ligjin e sporteve dhe se kur diçka bëhet jashtë ligjit, atëherë është problem.
Sipas Zaev, FFM nuk e ka përshtatur strukturën sipas ligjit të miratuar në vitin 2018 dhe miliona eurot që merr FFM, kryesisht nga Federata Europiane e Futbollit, me qëllim për t’u shpenzuar për futboll. /Nistori/