Integrimet europiane nuk duhet të jenë peng i çështjeve bilaterale. Negociatat me BE-në nuk duhet të shndërrohen në negociata me Bullgarinë. Përparimi ynë në integrimet europiane duhet të varet kryesisht nga reformat e brendshme në lidhje me kapitujt, legjislacionin e BE-së dhe arritjen e standardeve evropiane, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.
“Udhëheqësit europianë duhet ta marrin seriozisht faktin se zhgënjimet e pafundme dhe të përsëritura në mënyrë të pashmangshme u hapin derën dhe i inkurajojnë euroskeptikët. Kjo është arsyeja pse BE-ja duhet të gjejë një formulë për të mbajtur fjalën e saj dhe për të vazhduar zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.
Ne kemi treguar guxim dhe vullnet të sinqertë për të zgjidhur marrëdhëniet dypalëshe nëpërmjet respektit të ndërsjellë dhe mbrojtjes së dinjitetit kombëtar”, ka deklaruar Zaev ndër të tjera.