Zaev: Pa u dhënë fund ndërtimeve pa leje, nuk vendoset rendi në shtet

    Pasi që presidenti, Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për
    konfirmim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, nga partitë që e votuan
    udhëzojnë në procedurë formale-juridike me të cilën ai sërish do të shkojë në procedure
    kuvendore. Ndërkohë vazhduan reagimet për miratimin e ligjit me vota edhe të
    deputetëve nga LSDM në pushtet dhe VMRO-DPMNE opozitare, përcjell Nistori.

    Kryeministri Zoran Zaev, derisa ka komentuar vendimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski që mos të nënshkruaj Dekretin për Ligjin për ndërtimet ilegale theksoi se procedura parashikon që ligji në fjalë sërish të kthehet në kuvend dhe të merren parasysh të gjitha çështjet që i theksoi presidenti Pendarovski, ndërkohë që ka premtuar se do të jetë hera e fundit që miratohet ligji për të legalizuar ndërtimet ilegale.

    “Me këtë do t’i jepet fund ndërtimeve ilegale dhe do të vendoset rend në shtet”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Antikrishti – natyra e një gruaje

    Lajmi i rradhës

    SHKOQITJA E MARRES DHE SHËNDETIT MENDOR NË DIASPORË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë