Zaev: Pranimi i civilëve nga Afganistani është çështje e parimeve, vlerave dhe humanitetit

    Nuk duhet të jesh më i madh së tjerët, nuk duhet të jesh i pasur ose më i pasur nga tjerët që të tregosh zemër të madh, të tregosh njerëzi. Madhështinë tonë si popull çdoherë  e kemi dëshmuar dhe detyrim i ynë është atë ta dëshmojmë. Vendi jonë e di se çka është solidaritet dhe sa është me rëndësi që solidariteti të kthehet me po të njëjtin solidaritet dhe mirëkuptim të tragjedisë së njerëzve, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

    “Kemi ofruar ndihmë pasi çdoherë kemi qenë edhe ne solidar dhe e dimë se çka do të thotë solidaritet. Qytetarët duhet të rikujtojnë se Afganistani ka marrë pjesë në ndërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofik dhe ka marrë pjesë në ndërtimin e Sallës universale. Në kohën më të re qytetarët afgan kanë punuar me ushtarët tanë në përcaktimet që të vendoset demokracia në këtë vend. Kanë punuar në projekte humanitare në Afganistan dhe detyrë e jonë është tani tu ndihmojmë kur jetën e kanë në rrezik”, ka thënë Zaevi sonte në intervistën për TV Sitel në pyetjen për kapacitetet e vendit të pranojë numër të caktuar të afganëve.

    Sipas tij, janë politike komentet se vendi ka treguar më shumë vullnet se shtetet më të mëdha dhe më të pasura të pranojë refugjatë nga Afganistani.

    “Kjo është çështje e parimeve, vlerave, e përcaktimit human se jemi njerëz dhe se kemi mirëkuptim për vuajtjen e popullit të Afganistanit. Jam shumë krenar në atë se do t’u japim shpresë 450 deri 500 e më shumë njerëzve në nevojë”, ka theksuar Zaevi.

    Ka paralajmëruar se nesër ka takim me Trupin koordinues që punon në organizimin e pranimit të qytetarëve tanë që janë evakuuar nga Kabuli dhe civilëve afgan. Grupi i parë që nesër do të arrijnë në vend janë qytetarë tanë nga Doha, Katari, ndërsa pritet më tej edhe qytetarë të Afganistanit që do të akomodohen në hotele. Zaevi ka thënë se shpenzimet për akomodimin e tyre deri në destinimin e tyre përfundimtar në vende të treta i mbulon SHBA-ja.

    Lajmi Paraprak

    Kur mjekja e parë shqiptare u kthye në atdhe

    Lajmi i rradhës

    Singapori ashpërson masat, gjashtë javë burg për ata që nuk mbajnë maskën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë