Zelenski bën thirrje për anëtarësim të shpejtë në NATO

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky / Fotografia: AFP/ Getty Imagess

    Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bën thirrje për anëtarësim të shpejtë të Ukrainës në NATO.

    Përpara zhvillimit të samitit të NATO-s që do të mbahet në korrik në Lituani, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Ukraina ka nevojë për garanci efektive për sigurinë.

    Në fjalimin e tij lideri ukrainas ritheksoi gjithashtu dëshirën e Kievit për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.

    “Garanci efektive për sigurinë e Ukrainës (…) janë të nevojshme edhe para se të bashkohemi me aleancën e NATO-s”, tha Zelenski pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Zelenski dëshiron pranim të përshpejtuar në NATO

    Ukraina ka kërkuar prej vitesh t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s, por në shkurt, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës së NATO-s, duke shtuar në të njëjtën kohë, se kjo do të ndodhë në një perspektivë afatgjatë.

    Një nga parakushtet për anëtarësimin në NATO është që vendi kandidat të mos jetë i përfshirë në konflikte ndërkombëtare dhe të mos ketë mosmarrëveshje kufitare.

    Ky kusht përbën një sfidë për Ukrainën, sepse ajo vazhdon të përballet me agresionin rus. /DW/

    Lajmi Paraprak

    ShBA-ja, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca krijojnë aleancë për energji bërthamore

    Lajmi i rradhës

    Pesë gjërat që fëmijët nuk i harrojnë kurrë nga prindërit e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë