Zendeli: Lëvizja Besa nuk e ka prioritet largimin e BDI-së nga pushteti

    Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në TV21 tha se si parti nuk e kanë prioritet largimin e BDI-së nga pushteti. Zendeli tha se prioritet për ta është ndryshimi i klimës politike dhe mënyrës së bërjes së politikës, përcjell Nistori.

    “Nëse më pyet mua, por edhe Lëvizjen Besa, nuk është prioritet numër një largimi i BDI nga pushteti, për shkak se nëse do të kishim menduar se ky është prioritet numër një, atëherë ne vetëm do të mendonim, ok, largojmë disa politikanë, nuk them subjekt politik, në subjekt politik ka njerëz të mirë dhe jo të mirë, largojmë disa politikanë të korruptuar që skenën politike…e shohim edhe ditëve dhe javëve të fundit dmth, nuk ka javë që nuk ka ndonjë aferë korruptive që nuk lidhet me këtë subjekt politik dhe me individ të caktuar të saj”, theksoi Zendeli.

    Zendeli: Derisa nuk ka 20%, nuk i votoj ndryshimet kushtetuese

    Zendeli në “Summer Click” tha se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, nëse në propozim nuk është heqja e 20 për qindëshit, që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë.

    “Derisa nuk ka 20%, nuk votoj për ndryshimet kushtetuese, e kam thënë edhe më herët. Nuk do të përkrah propozim që nuk do të përmbajë 20 për qind. Është qëndrim si subjekt politik”, theksoi Zendeli.

    Zendeli: Sela nuk arriti ta fitonte BDI-në si një opozitar, ndoshta dëshiron ta fsheh bashkëpunimin me BDI-në

    Zendeli komentoi deklaratat e Ziadin Selës, i cili tha se Lëvizjes Besa i dhanë pushtet, mirëpo sipas tij Besa bëri që ASH të del nga Qeveria për të hyrë vetë në ekzekutiv. Zendeli thotë se nuk e kupton logjikën e të kthyerit mbrapa në deklaratat e Selës.

    “Nuk e kuptoj logjikën e të thyerit pas, ajo logjikë nuk është interes as i z.Sela për momentin, vetëm nëse ai dëshiron ta fsheh pjesën e qeverisjes së vetë me BDI-në për këtë periudhë, ose ndoshta z.Sela ka çështjen se nuk arriti si një opozitar, kryetar i një partie opozitare ta fitonte BDI-në dhe të vinte në Qeveri, që është një e vërtet”, theksoi Zendeli.

    Zendeli: Kemi bashkëpunim korrekt me VMRO-në

    Ai tha se vlerëson se nëse vendi do të shkonte në zgjedhje para 7 muajve, sot do të realizoheshin ndryshimet kushtetuese.

    “Nëse do të kishim pasur zgjedhje para 6-7 muajve, unë jam i sigurt se sot do i kishim edhe ndryshimet kushtetuese. Jam i sigurt…Kurrë nuk ka thënë VMRO-ja se nuk do i bëjë ndryshimet kushtetuese”, tha mes tjerash Zendeli. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Gostivarit bëhet me Qendër për Mbrojtje të Viktimave të Dhunës në Familje

    Lajmi i rradhës

    Oda Amerikane kërkon heqjen e masave për importet nga Serbia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë