Zjarr në një spital të Rumanisë, humbin jetën të paktën nëntë persona

    Të paktën nëntë persona kanë vdekur pas një zjarri të premten në një spital të Rumanisë.

    Sipas medieve të huaja, inspektorati i situatave emergjente të Rumanisë tha se incidenti ka ndodhur në qytetin Konstanca në Detin e Zi.

    Bazuar në deklaratën e tyre thuhej se zjarri tani ishte shuar dhe të gjithë pacientët u evakuuan.

    Gjatë kohës së zjarrit, ishin 113 persona që trajtoheshin në spital, 10 gjendeshin në kujdes intensiv.

    Ministri i Shëndetësisë, Attila Cseke, ka deklaruar se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por që ishte hapur një hetim. 

    Lajmi Paraprak

    Akoma nuk ka një vendim përfundimtar nëse në shkollat fillore dhe të mesme do të realizohet skriningu

    Lajmi i rradhës

    A ka kontrabandë të kafshëve të egra në vend?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë