Zvicra do t’u jep vauçer atyre që do t’i bindin personat e tjerë të vaksinohen

    Qeveria zvicerane do të ofroj dhuratë vauçer për personat që do t’i bindin edhe personat tjerë të vaksinohen kundër Kovid-19.

    “Çdo kush që do të vaksinohet do të mund të përmend një person që e ka bindur të vaksinohet dhe ai do të marrë dhuratë vauçer në vlerë prej 50 franga zvicerane (46,3 euro)”, thuhet në kumtesën e Qeverisë zvicerane.

    Autoritetet lokale do të vendosin se ku mund të shfrytëzojnë vauçerin, për shembull në kinema apo restorante.

    Në Zvicër vetëm 58 për qind prej 8,7 milion popullatë janë vaksinuar, me çka është vendi me më pak të vaksinuar në Evropën Perëndimore.

    Lajmi Paraprak

    Crvenkovska: Për përgjegjësinë e gjykatësve na kanë arritur 480 ankesa

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Komuniteti rom të jetë i barabartë si gjithë të tjerët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë