A je k’nej pari?!

    ‘’Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë’’ – deklaroi avokati Arianit Koci!

    Deklaratë e cila vjen pak ditë pas kontrollit policor nëpër shkollat e Ferizajit ku rezultoi se situata është alarmante pasi që u gjendën armë të shumta dhe të ndryshme! Imagjinoni në situatë të tillë se me ç’merret ai?!

    Fillimisht, është paradoksale dhe deklarata të këtij lloji aq më pak pritet që të vijnë nga njerëz të cilët pandehin se e njohin kushtetutën dhe relevancën e lirisë dhe të drejtave të qytetarit! 

    Së dyti: i nderuari avokat, ju pretendoni se shqiptarëve në Kosovë i’u nevojitet urgjent liberalizimi i vizave me pretekstin se: ‘’Mungesa e komunikimit me Europën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Europian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare. Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Evropēn, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj.’’

    Përkundrazi, nga deklarata juaj arrijë në konkluzion se para se gjithash, liberalizimi i vizave është i nevojshëm fillimisht për ju që të ecni nëpër Europë më shpesh dhe të shihni se atje dominon: drejtësia, lulëzon ekonomia dhe toleranca ndërfetare! Do të shohësh: prosperim, disciplinë, parime etj., dhe se si njerëzit atje nuk kanë kohë të plasojnë broçkulla siç bëni ju!

    Pra, lëvizja e lirë e shqiptarëve në Kosovë do t’iu nevojitej juve që të bëheni më ‘open mind’ dhe liberal! (p.s., e nëse e keni ecur Europën, të lutëm që herën tjetër të vendosni edhe syze me qëllim që dielli të mos ua errësojë pasqyrën reale të atyre vendeve!)

    Pra, ne prej Europës duam të marrim: vlerat, tolerancën, prosperimin, konstruktivitetin, progresin, shkencën etj., dhe jo ekstremizmin që proklamoni ju!

    Së treti: të punësuarat që ke parë në spitalet e Kosovës janë argument faktik i asaj se shamia nuk e ndalon një femër të arrijë dhe piadestalet më të larta, por duhej ta shikosh nga ky këndvështrim! Problemi juaj nuk është shamia dhe mbulesa në mënyrë specifike, porse islami si tërësi!

    Për llojin tënd jemi të informuar para 1400 e ca viteve, ndaj nuk befasohemi: ‘’Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në gjokset e tyre, është edhe më e madhe.’’ (3:118)

    Lajmi Paraprak

    Sali: Po bëj maksimumin që përkatësia partiake të mos reflektohet në bashkëpunimin profesional

    Lajmi i rradhës

    Jemi të gënjyer…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë