Analiza e CNN | Boris Johnson ishte i “dashuri” i Kievit

    CNN i ka kushtuar një analizë marrëdhënieve të Boris Johnson dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në shkrimin e saj, media amerikane shkruan se “Boris Johnson ishte i dashuri i Kievit. Por tani që u largua, Ukraina ka frikë se çfarë do të ndodhë më pas”.

    Kur Boris Johnson më në fund njoftoi se do të tërhiqej si kryeministër i Mbretërisë së  Bashkuar, vendimi i tij ndezi një ndjenjë lehtësimi në të gjithë Ëestminsterin, por në Kiev ky lajm u prit me dëshpërtim.

    “Johnson ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës teksa ajo përpiqet të mbrohet kundër sulmit të paprovokuar të Rusisë dhe largimi i tij ngjalli frikën se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për vendin, me 4.6 miliardë dollarë mund të fillojë të pakësohet”, shkruan CNN.

    Më tej në shkrim thuhet se Ukraina nuk ka mungesë të mbështetësve, pasi ka përkrahjen e të gjithtë perëndimit, por Johnson shihej si një aleat i veçantë në Kiev.

    Në fillim të prillit, ai u bë një nga udhëheqësit e parë të huaj që bëri një udhëtim të pasigurt në kryeqytetin ukrainas, më pas u kthye në një vizitë tjetër të papritur muajin e kaluar. Johnson ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky , i cili tha se ishte i trishtuar që e pa atë të largohej.

    “Ne të gjithë e dëgjuam këtë lajm me trishtim. Jo vetëm unë, por edhe e gjithë shoqëria ukrainase,” i tha Zelensky Johnson në një telefonatë të enjten, sipas zyrës së tij.

    “Nuk kemi dyshim se mbështetja e Britanisë së Madhe do të ruhet, por lidershipi dhe karizma juaj personale e bënë atë të veçantë”, shtoi Zelensky.

    Kristine Berzina, bashkëpunëtore e lartë e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes në fondin gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, tha se përveç mbështetjes ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, personaliteti i Johnson ka luajtur një rol të madh në mënyrën se si e shohin ukrainasit.

    “Zëri dhe guximi i mbështetjes së Johnson për luftën e Ukrainës qëndron në kontrast të plotë me mbështetjen e nënvlerësuar të dhënë nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Këtu ishte një udhëheqës i një fuqie të madhe evropiane, një fuqi bërthamore, që nuk kishte frikë të mbështeste Ukrainën,” i tha ajo CNN në një email.

    Lajmi Paraprak

    Manchester United i pakënaqur me kërkesën e Ronaldos

    Lajmi i rradhës

    Tregim nga Mitrush Kuteli

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë