Manchester United i pakënaqur me kërkesën e Ronaldos

    Drejtuesit e Manchester Unitedit u tronditën nga kërkesa për largim e sulmuesit Cristiano Ronaldos, javën e kaluar.

    Ronaldo ka informuar Unitedin se dëshiron të largohet nga Old Trafford për herë të dytë nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme për të në afatin kalimtar të verës.

    Ylli portugez dështoi t’i bashkohej Unitedit për përgatitjet para-sezonale këtë javë dhe ka anashkaluar ndeshjen e parë të turneut të tyre në Tajlandë.

    Mediumi Athletic, ka cituar një burim të afërt me Unitedin, duke raporton se klubi ndjeu se koha ishte “tronditëse”, pasi portugezi i ka lënë Djajtë e Kuq të përpiqen për të gjetur një zëvendësues të mundshëm për golashënuesin e tyre më të mirë sezonin e kaluar.

    Djajtë e Kuq kanë mbetur të tronditur edhe për faktin se pasuesin e mundshëm të tij, Darëin Nunez dhe Erling Haaland janë transferuar tashmë të ekipet e tyre rivale, Liverpooli, respektivisht Manchester City.

    Erik ten Hag , i cili nuk u informua drejtpërdrejt nga Ronaldo për vendimin e tij, e trajtoi menjëherë këtë çështje ndërsa e diskutoi gjatë bisedës së tij të parë me skuadrën e Unitedit të hënën. 

    Lajmi Paraprak

    Kosovë, brenda gjashtë muajsh gjashtë raste të fëmijëve të braktisur

    Lajmi i rradhës

    Analiza e CNN | Boris Johnson ishte i “dashuri” i Kievit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë