Edi Rama i vetmi anti-Amerikan në Shqipëri

    Agim Nesho

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i dashur për Shqiptarët për vetë kontributin e tyre të madh që ata kanë dhënë për shtet-formimin e kombit Shqiptar. Kjo lidhje e thellë vazhdon dhe do të vazhdojë në shekuj midis dy vendeve, jo vetëm për mirënjohjen e thellë të Shqiptarëve për rolin e tyre determinues në kohën e Presidentit Wilson, për clirimin e Kosovës nga genocidi i Miloshevicit, por edhe për rolin që SHBA si demokracia më e fuqishme në botë ka në sistemin demokratik dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

    Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit demokratik në Shqipëri, liderat Shqiptarë kanë mbajtur prioritare marrëdhëniet me SHBA, që nga zz. Berisha, Meta, Nano, Meidani, Meksi, Moisiu, Topi, Nishani. Këto marrëdhënie pësuan ‘krisjen’ e tyre të parë kur qeveria e zotit Rama votoi për herë të parë kundër vendimit të Kongresit Amerikan dhe rezolutën e paraqitur nga administrata Amerikane për cështjen e Jeruzalemit.

    Por edhe ky deviacion vinte nga nevoja për protagonizëm e kryeministrit Shqiptar dhe lidhja e tij e ngushtë me Erdogan, të cilin e quante modelin e tij që në kohën kur ai ishte kryebashkiaku i Stambollit. Për ata që mendojnë që formimi i tij ishte anti-amerikan, gjë të cilën e kishte treguar me hedhjen e flamurit amerikan, mendoj që ishte më tepër anarkizmi dhe aventurizmi i tij sesa ideja që SHBA ishte një kundërshtar ideologjik i tij. Ai ishte i aftë si aventurier të krijonte edhe Partinë Islamike-Kristiane si gjetja më e pakonceptueshme në modelet politike në botë.

    Marrëdhëniet e Ramës me SHBA gjithmonë kanë qenë marrëdhënie interesi dhe jo marrëdhënie parimore dhe vlerash. Si i korruptuar dhe autokrat ai ka përzgjedhur një sjellje servile dhe klienteliste me SHBA, ndërsa axhenda e tij e vërtetë është sistemi putinesk në Shqipëri, që i siguron pushtet të pakufizuar dhe prosperitet marramendës.
    Si i tillë, ai ka qenë i pari për të marrë armët kimike siriane, opozitën e Iranit, afganët, e të tjera veprime për të hequr vëmendjen e amerikanëve nga gjendja e demokracisë, shtetit ligjor, kapjes së shtetit dhe organeve të drejtësisë në Shqipëri.

    Por ajo që e bën atë promovues të anti-amerikanizmit në Shqipëri janë:
    Së pari, shmangia nga rruga demokratike dhe vlerat perëndimore duke instaluar një shtet autokrat kundër vlerave që respekton SHBA. Së dyti, lidhjet okulte me teokracitë e vendeve të Gjirit, Turqinë, si dhe lidhjet në projekte strategjike me këto vende, duke lënë mundësinë për një shkallë pavarësise e fitimi të fshehur nga këto vende. Ai nuk i pranon standartet europiane dhe urren llogaridhënien dhe transparencën perëndimore. Qëllimi i tij është mbajtja e regjimit autokratik me një grup oligarkësh dhe për ta kthyer Shqipërinë në një ciflig feudal. Këto investime strategjike nga jashtë BE-së dhe SHBA-së kanë filluar të jenë një shqetësim serioz në Washington.

    Së treti, pjesëmarrja në projekte anti-kombëtare, si ndryshimi i kufijve dhe Ballkani i Hapur, është një përpjekje për të bashkëpunuar me projekte serbo-ruse për të rikthyer influencën e tyre në Ballkan. Duke bashkëpunuar ngushtë me Vucic dhe me nacionalistët e rinj serbë pro-rusë, Zoti Rama ka gjetur si ide të zbehë pro-amerikanizmin e shqiptarëve për të bërë martesën e duhur me serbët dhe pranuar projektet e tyre që sakrifikojnë Kosovën.

    Duket se për aleatin e tij të ngushtë Vucic, pro-amerikanizmi i shqiptarëve është një pengesë serioze për Jugosllavinë e re të tij dhe politikat pro-ruse.
    Ideja për realizimin e Ballkanit të Hapur dhe kundërvënia ndaj Procesit të Berlinit, si dhe afera McGonigal, ku Rama korrupton për të goditur opozitën dhe Presidentin, tregon se vetë ideja për të goditur liderin e opozitës në Shqipëri duket që ka qenë një projekt i tyre për të ndarë Shqipërinë dhe për të krijuar ndjenjat anti-amerikane.

    Për shumë kohë Rama kishte marrë rolin e ‘përfaqësuesit’ të SHBA-së dhe përkrahja pa kushte e disa burokratëve amerikanë për kryeministrin më të korruptuar në botë ka tronditur dhe ndarë një pjesë të opinionit publik Shqiptar.

    Anti-amerikanizmi Shqiptar nuk ka bazë për të zënë vend në Shqipëri, por detyra jonë e përbashkët është për të hequr sa më parë sharlatanët që duan të monopolizojnë këtë marrëdhënie me vendin e lirisë dhe të ndajnë popullin. SHBA do të mbetet gjithmonë fryma dhe simboli i lirisë që do të frymëzojë popullin Shqiptar. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët e të rinjtë rrezikohen nga pornografia në internet

    Lajmi i rradhës

    Mungesë e teksteve profesionale në shkolla

    Lajme tjera

    Krimi dhe feja

    Dr.Arben Ramkaj Besimi fetar bazohet jo vetëm tek një lidhje e fortë shpirtërore midis njeriut dhe krijuesit të…
    Më tepër

    Autoktonë

    Justinian TopulliNë përshëndetjen që kryetari KMSH-së i bëri projektit sinkretik fetar të Berlinit, ishte i vetmi nga drejtuesit…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë