Kur shqiptarët mbrojnë interesat e Serbisë

    AGIM NESHO 

    Ndoshta ky është rezultati ynë më i madh që kemi arritur, ku ADN e shqiptarizmit është tretur në avujt e drogës dhe aventurizmit, të vetë-dashurisë dhe protagonizmit të historisë.

    Paraqitja e projektit të Edi Ramës në Bruksel për një zgjidhje për konfliktin Kosovë-Serbi është pjesa tragjikomike e një skenari të shkruar në kafe në Novi-Sad dhe aleancës së dy miqve që do të sundonin Ballkanin për një kohë të gjatë duke shuar konfliktet etnike, kundërshtitë, duke falur krimet dhe genocidin e bërë ndaj popujve të tjerë. Për më tepër kur shqiptari – Kryeministër mund të pranojë me lehtësi të mbrojë dhe interesat serbe, kundër interesave të kombit të tij.

    Projekti i Ramës për një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, kur Kosova është e aftë të mbrojë sovranitetin e saj, nuk është një lajthitje e radhës nga mosdija e tij. Ai përfaqëson interesat e grupimeve politike që duan të bëjnë një kompromis në Ballkan duke përdorur Kosovën për të ribërë historinë dhe rikthyer ‘dinjitetin’ e nacionalistëve serbë që kërkojnë me ngulm që nga Kosova ata duhet të dalin me një situatë win-win. Projekti i Ramës nuk është projekti i Kosovës dhe Albin Kurtit. Ndryshe nga Rama që vetë-ofrohet për çdo gjë, Kurti me zgjuarsi nuk ka pranuar asociacion etnik si model në Kosovë. Kjo politikë e zgjuar negocimi i thotë komunitetit ndërkombëtar se ju po shkelni vetë projektet e tuaja për Kosovën si një vend i lirë, demokratik dhe multietnik.

    Modeli i shoqërive multietnike në Ballkan ishte siguria për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, në kushtet e përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe provokimeve që mund të vinin nga Rusia. Rënia e parimit të shoqërive multietnike dhe kërkesa e projekteve ruseserbe për ta riprojektuar Ballkanin në linja të pastra etnike prish gjithë filozofinë dhe parimet perëndimore për ndarjen e ish-Jugosllavisë. Duket që ideja e Serbisë së Madhe të Vuçiç, e ardhur si nga projekti i ndarjes së kufijve apo Ballkani i Hapur, kërkojnë me çdo kusht ta rikthejë Jugosllavinë e re.

    Dhe kjo nëpërmjet shqiptarëve renegatë që interesat e kombeve i kthejnë në interesa të xhepit dhe pushteteve të tyre. Kundërshtimi i Kurtit në parim për modelin e propozuar është jo vetëm mbrojtje e sovranitetit të Kosovës, por edhe një kambanë alarmi për ndërkombëtarët që po kundërshtojnë veten e tyre për të përkëdhelur nacionalistët e Vuçiç. Në argumentimin e tij Kurti mund të kërkojë që edhe marrëveshja e Ahtisaarit dhe dhënia e 20 vendeve në Kuvendin e Kosovës për minoritetet të rishqyrtohen.

    Por këtë politikë të hollë dhe bindëse të Kurtit, që Vuçiç nuk ka argument ta përballojë, e hedh poshtë Rama për t’u paraqitur si përfaqësuesi i gjithë shqiptarëve dhe kampioni i paqes në Balkan. Për Vucicin dhe grupin e interesit të Soros për Ballkanin kjo është zgjidhja më e mirë e servirur për perëndimorët. Vetë shqiptarët mbrojnë interesat e Serbisë! Projekti i Ramës nuk ka rëndësi se çfarë përmban, por prezenca e tij është e rëndësishme për të dhënë një zgjidhje alternative kundër interesave të shqiptarëve. Faleminderit Edi për kontributin! /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Borrell: Një Putin më i dobët është një rrezik më i madh

    Lajmi i rradhës

    Kurti publikon tetë pika – thotë se shtensionojnë situatën në veri

    Lajme tjera

    Shqiptaria myslimane

    Justinian Topulli Në Kosovë, dhe jo vetëm, hapet e rihapet vazhdimisht debati absurd i mohimit të shqiptarisë së…
    Më tepër

    Po nd’rron Europa

    LEONARD DEMI NDRYSHIM MODELI Rikthimi i luftës në Europë ka nxitur një zhvendosje gjeopolitike në Berlin, e cila…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë