Lubonja ka komentuar raportin për median të ‘Freedom House’

    Analisti Fatos Lubonja ka komentuar raportin për median të ‘Freedom House’ ku thotë se gjendja në vendin tonë është shumë rëndë.

    Ai u shpreh në studion e emisionit  ‘Open’ në News24, se nuk ka parë në ndonjë vend të botës që kryeministrat të kenë një televizion si ERTV-ja e Edi Ramës.

    Lubonja e cilëson skandal një gjë të tillë, ndërsa thotë se shoqatat të cilat duhej të vinin alarmin, nuk reaguan.

     “Nëse iu kujtohet tv kombëtare nuk kishin të drejtë të ishin pronë e një individi të vetëm. Unë nuk kam parë një vend në botë që të ketë kryeministri një Ertv. Ky është një skandal që duhet të vinte në alarm gjithë këto shoqata dhe nuk ndodh gjë. Ndërkombëtarët vijnë rreth e rrotull dhe thonë ke dy hapa mbrapa. Këtu është skandal me median. Mjafton të shikosh sjelljen e Edi Ramës.

    Për të gjitha këto skandale, jo Xhaçka, jo inceneratorët, jo drejtorët e Bashkisë dhe dalin sikur i kanë shpikur ne,  mediat, ndërkohë që mediat nuk kanë bërë detyrën pasi janë të kapura nga gjithë ky sistem që kontrollohet prej tyre. Nuk ka njeri që nuk e di që Bashkia ka fondin kryesor të korruptimit të medias pasi ajo ka fondet më të mëdha. Ka disa që thonë është më mirë se në kohën e Berishës. Me këtë mbahen! Ata që mbrojnë Ramën nuk thonë dot se ky është burrë i mirë, ndërkohë që thonë është më mirë se Berisha. Gjendja është më e rëndë edhe sa i përket korrupsionit”, tha Lubonja.

    Lajmi Paraprak

    Në një qytet të vogël, fëmijëve iu ndalua përdorimi i telefonave – ky është rezultati pas një viti

    Lajmi i rradhës

    Fushatë presidenciale si fushatë parlamentare!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë