Mjedisi i egos

    DR. MIMOZA AHMETI

    Egoja mendohej si një konstrukt. Më vonë u pa se ky konstrukt ishte një koncept që nuk i përputhej egos, pasi sjellja e saj, egos, nuk mund të parashikohej përfundimisht. Dhe kjo jo vetëm për faj të egos sesa edhe për ndryshueshmerinë e kushteve që përftojnë një ego. Prandaj edhe ideja e konstruktit u zevendësua me atë të dispozitës. Kështu një ego ka një dispozitë sjelljeje të krijuar në bashkëveprimim me mjedisin e egos, si me thënë në cooevolution me te.
    Qëkurse u përhap gjerësisht interneti, mjedisi i egos u zgjerua dhe u be kompleks si dhe lehtesisht i aksesueshëm. Kjo i dha një liri egos, qoftë edhe iluzore. Po cila liri në thelbin e saj më të brendshëm nuk është iluzore?
    Sepse të gjitha liritë referohen te një kusht: vazhdimi i sagës.

    E vetmja liri e pakushtëzuar egoikisht është liria e maredhënies me universin, por jo thjesht njerëzor. Universi është dicka më e madhe se universi njerëzor. Eshtë njohja jo si përdorim imediat i principit të konkurimit. Por eshte njohja për një vazhdim me natyren dhe energjine.

    Kështu kënaqesia e vazhdimit të sagës është kënaqësia më e lartë për egon sot për sot. Ajo, për këtë arsye mund të shfaqet edhe si më e dobishmja për të. Pasi mënyrat si përftojmë elektromagnetizmin mbi organizmin tonë, në mënyrë pozitive dhe negative, varen nga formimi ynë, pra nga dispozita.

    Por në shëndetin e fizikut tonë është stampuar gjendja imune e organizmit, si një tregues i pasojave të egos mbi të dhe i maredhënieve të saj me trupin dhe përtej.

    Trupi dhe ego janë dy entitete sfiduese për njeri tjetrin. Ato ndërvaren kaq shumë dhe përjashtohen po aq.

    Trupi është ena ku rri ego. Dhe ajo e përdor atë si të tillë. Por ego mund të jetë dhe e anasjellta’: ena ku rri virtualisht trupi, si një botëkuptim i ri ndaj maredhënieve me energjinë, mjedisin, jetesën.

    Tjetri është kudo. Jo vetëm si tjetri. Tjetri është në gjuhë, në mentalitet, në tekst, në përjetimin negativ të vetes sonë, në suksesin tonë, në rënien, në ngritjen. Por ka një tjetër më të madh se tjetri. Një mjedis ku është e vendosur e gjithë tjetërsia që të bëri Unë.

    Ligjësitë e mjedisit përtej vetëreferencial, të cilat që në lashtësi u shfaqën si Shpirti, kanë krijuar jo vetëm kufijtë etikë të njeriut me natyrën, por dhe me tjetrin dhe veten. Agresiviteti kompetitiv, largoi vëmendjen nga kjo etikë dhe krijoi parametra mjedisorë jo të favorshëm për trupin.

    Në gjendjen ku jemi, shkenca e ekosistemit shfaqet si një mrekulli përballë njeriut, si një shans për të bashkuar më të mirën e jetesës nga të gjitha kulturat.
    Por kjo nuk mund të bëhet duke i dhënë përparësi një lloji egoje të caktuar kulturor.
    Egot janë investime njerëzore e shoqërore, por edhe procesorë force. Ato mund të maten si vlerë force por edhe si vlerë jetese e diturie mbi trupin dhe mjedisin. Vlerësimi i mjedisit njerëzor është hapi i parë i një bote të qëndrueshme. Në ego jeton përvoja, ideja, ndryshimi, tradita dhe kapërcimi, stimuli, ndihma, mbeshtetja, detyra, shënjimi i dritës së egos tënde.

    Mjedisi njerëzor komun e provoi modestine dhe madhështinë e tij edhe ne periudhën e pandemisë, jo vetëm duke përballuar me dinjitet të gjitha kufizimit që prodhoi situata, sakrificat për të mbijetuar veten dhe tjetrin, kundrejt një virusi që mund të jetë edhe një prodhim i egos për hir të vazhdimit të sagës së vet.

    Njeriu rritet përditë. Rrugët janë plot me njerëz që bashkejetojnë me një teknologji informacioni në lëvizje. Befasohesh që të gjithë janë të fokusuar te bota dhe presin ndryshimin duke ndryshuar veten, dispozitën.

    Ky reflektim i shkurtër mori shkas nga një kërkim që desha të bëj ne një universitet të Louvenit mbi mjedisin njerëzor perpara pak vitesh. Por përgjigja e trishtueshme që erdhi më bëri të mendohem gjate: Që njeriu nuk qënkësh ende tematikisht i përfshirë si mjedis në teoritë e mjedisit. Një paradoks i çuditshëm ky, pasi të gjitha mjediset animohen kuptimisht prej tij dhe efektohen prej tij, aq larg sa rrok shqisa e tij, madje përtej mendjes.

    Produkti sistemik i mjedisit njerëzor ka ezauruar mjedisin, por njeriu si mjedis i egos provon edhe të kundërtën: ai mund ta përtërijë mjedisin. Kultura, edukimi, mund te jete formuese e nje egoje te polise, ne te cilen vetekufizimi permbidhet jo si dhune, po si forma me e larte e ndervaresise efikase qe prodhon kenaqesi dhe shije. Si lumturi qe tjetri eshte vazhdimi im ndryshe. Struktura dhe kultura eshte pikerisht uniteti perjashtues dhe integrues drejt perqafimit. Po ndodh e pandodhshmja: egoja mund te zgjedhe ne te gjitha drejtimet dhe te vazhdoje ne te gjitha drejtimet. Eshte pikerisht teknologjia qe e beri egon te kudogjindshme dhe bashke me kete kontekstuale dhe empatike, per te gjitha ngjarjet dhe subjektet, maredheniet dhe operimet, duke i dhene nje ridimensionim human dallimeve mes faktit dhe interpretimit, duke nderruar papushim driverin dimensional social te perjetimit dhe kuptimit te faktit, deri ne qendrim. Nje bote e re hapet perballe egos qe jo thjesht e sfidonķ por dhe e balancon ate: polia ndaj mjediseve ego dhe jo egoistike./Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Sa i kushtuan ekonomisë gjermane dy vjet pandemi?!

    Lajmi i rradhës

    “Cosa Nostra” dhe “Çështja Jonë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë