Piktorin mund të bësh burrështetas aq sa prostitutën shtëpiare!

    Kim Mehmeti

    Më në fund korçarët e realizuan ëndrrën e tyre të madhe që të pinë birrë duke dëgjuar muzikë serbe. Edhe atë nga një këngëtar që ka në xhep çelësin e kryeqendrës së shqiptarisë – atë të Tiranës. E në ndërkohë Kryeministri i Shqipërisë vazhdon të na bindë se të gjithë ata që e kundërshtuan ardhjen e këngëtarit serb në Korçë, janë fashistë si dhe, sa nuk tha se patriotizmi shqiptarë është primitivizëm i barabartë me shovinizmin serb. Me çka del puna se ai paguhet që t’i mbrojë serbët nga ‘shovinizmi’ ynë, e jo shqiptarin nga urrejtja serbe. Sidoqoftë duhet thënë: ardhja e këngëtarit serb në Korçë tregoi sa e paskrupullt është shtresa shqiptare, të cilën e polli epoka enveriste, e që beson se s’mund to bëhesh kozmopolit nëse je patriot e nacionalist?!

    Pra sa të pafytyrë janë ata që në një farë mënyre ndjehen keq në lëkurën e shqiptarit dhe të cilët bëjnë çmos të jenë sa më të pëlqyer nga serbët. Dhe Piktori, si përfaqësues i kësaj klase ‘intelektualësh’ e politikanësh, do vazhdojë të ne bind se civilizimi ynë është proporcional me atë sa nuk ndjehemi shqiptarë dhe sa e pëlqejmë ‘turbo-follkun’ serb. Pa dyshim se këngëtari serb, që i zbaviti i të dehurit nga birra, nuk është simboli i shovinizmit serb. Njësoj siç nuk është Piktori përfaqësues i tradhtarëve të shqiptarisë. Por ish lideri i grupit ‘Bjello Dugme’ është përfaqësues i gjeneratës që e vuan rrënimin e ish Jugosllavisë antishqiptare dhe që, mbrojtjen e saj me të gjitha mjetet, e konsideronin si diçka legjitime. Njësoj pra siç është Piktori përfaqësues i gjeneratës e cila me mall e rikujton kohën kur nuk vlerësoheshe me atë sa je nacionalistë e patriot shqiptarë, por sa je pa fizionomi etnike si dhe, sa je i gatshëm që identitetin tëndë kombëtar ta flijosh për të mirën e nënës parti dhe për realizimin e idesë për bashkimin e proletariatit botëror. Po pra, ata që i kishte marrë malli për ‘tallavanë serbe’, e realizuan dëshirën e vet. Me çka e dëshmuan edhe besnikërinë ndaj ‘prijësi’ të tyre, ndaj atij që vite me parë, mysafirit të sotëm serb, ia dha çelësin e Tiranës.

    Ndërkaq, pjesa tjetër e shqiptarisë, vazhdon ta përcjellë grindjen mes atyre që e kundërshtonin ardhjen e këngëtari serb dhe atyre që e mbronin atë. Dhe nga muzika e zëshme serbe as që dëgjohet zëri i atyre që thonë se nuk është gjithaq me rëndësi se kush vjen e këndon mes nesh, por kujt ia kemi lënë në dorë Shqipërinë. Siç nuk dëgjohet as pyetja se si e prumë punën deri këtu që Kryeministri i Shqipërisë, civilizimin dhe patriotizmin tonë ta vlerësojë nëpërmjet sjelljes sonë ndaj këngëtarëve serb?! Sidoqoftë duhet pranuar se ‘tallavanë serbe’, nuk e sollën mes nesh këngëtarët serb, por ‘kozmopolitët‘ tanë që e morën në duar shqiptarinë. E të cilët i bëmë burrështetas ne që nuk e dinim se vështirë mund ta bësh shtëpiare të rriturën në ‘shtëpi publike’, apo atë që me vite ka qenë kurvë.

    Lajmi Paraprak

    Dashnorit tim që kthehet te gruaja

    Lajmi i rradhës

    Shkupi i gatshëm të përballet me valë të re refugjatësh afganë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë