‘Propaganda ka marrë forma erotike’- Artan Fuga komenton deklaratat për integrimin europian

    Metafora e nuses me dhëndërin, e viganit që çpon tunele, e vëllait serb, që nuk është vëllai i vëllait kosovar, e muzhikut rus që “përdhunon” lozonjaren Ukrainë, etj., si këto!

    Keni venë re ju sesi justifikohen politika të ditës nëpërmjet metaforash që duken sikur vijnë nga jeta seksuale, nga psikologjia, nga sporti, nga lëvizjet tektonike, nga eventet familjare, si dasma, etj., nga mitologjia?

    Evropa paraqitet si një nuse që pret për martesë, Ballkani një hamshor dhëndër që mezi pret të shkojë në shtrat me nusen që i shmanget, Evropa nuse mos është hermafrodite që përvidhet! ? Kështu shpjegohet vonesa që kemi marrë në Integrimin Evropian!

    Pushteti mos është një vigan që çpon malin, e penetron tej e tej, dhe hap tunele që kënga polifonike na i ofron si modele brendësimi?

    Kush është Skënderbeu mitik, që na rivjen duke na kujtuar se i detyrohemi besnikëri si stërnipër?

    E të tjera si këto?

    Pse ka “shkarë” i foluri publik? Përse propaganda ka marrë këto forma sensuale, mitologjike, erotike, virile, familjare, klanike?

    Nga vjen kjo? /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndodhi mbrëmë në protestë?!

    Lajmi i rradhës

    Sfidat shëndetësore të një politike që thërret…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë