Sfidat shëndetësore të një politike që thërret…

    DR. ALBAN HAXHI

    Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh kam qenë pjesë e politikëbërjes nën hije si një mision që shoqëria jonë e kërkon me këmbëngulje për të dalë nga kjo katrahurë e mirëqenies shëndetësore që asnjëherë s’ka marrë vëmendjen e duhur.

    E mendova mirë që politika, si një promotor dhe investitor kryesor, duhet t’i japë jetë një shëndeti të mirë, “SHENDET PER TE GJITHE”…

    Ky slogan i Organizatës Botërore të Shëndetësisë më frymëzoi për të kërkuar ndihmë në emër të shumë profesorëve, mjekëve, infermierëve, farmacistëve, stomatologëve etj., partisë ku unë jam rritur dhe frymëzuar për iniciativat qe ndërmerr për aksione të ndryshme në politikëbërje.

    Nevojat që shëndetësia shqiptare na shtron si profesionistë na detyruan të ndërmarrim një inisiativë të domosdoshme për t’i dhënë rëndësinë e duhur në shoqëri asaj që ne shpesh e themi “SHENDETI I PARI”.

    Kështu, nisëm të grumbullojmë problematikat dhe t’i diskutojmë me njeri-tjetrin si profesionistë të lënë pasdore nga një qeverisje që tenton të të mbyllë sy, gojë dhe vesh para kësaj mosmirëqenie shëndetësorë që po lëngon gjithmonë e më shumë nga korrupsioni, mosefektiviteti, prosvalja etj., etj.…

    Kështu, bashke me një grup kolegësh vendosem të bashkëpunojmë, të evidentojmë dhe të japim zgjidhje për problematikat e një shëndetësie që na thërret…

    Së bashku kërkuam një takim mes profesionistësh të bluzave të bardha për t’i ballafaquar këto ide/kërkesa mes politikës dhe profesionalizmit, të cilin e realizuam në dt. 14.06.2022.

    Pas një pune disaditore po shikoja që interesi ishte masiv dhe i përkushtuar nga ana e bluzave të bardha për t’u përballur me shfaqjen e sfidave që na presin.

    • Problematikat në Sistemin Parësor Shëndetësor (Receta elektronike, referenca mjekësore, rritja e autoritetit të mjekut të familjes, vonesat e pacientit, efektiviteti i “check up”, mungesa e mjekëve të përgjithshëm në zonat rurale etj.)

    • Problematikat e menaxhimit të COVID-19 gjatë dhe pas periudhës së Pandemisë (Vdekshmëria, trajtimi, suporti financiar..etj.)

    • Urgjenca Paraspitalore dhe ajo Spitalore (vonesat në shërbim, mungesat e medikamenteve dhe mjeteve manipulative, mungesa e mbrojtjes së personelit mjekësor me pacientin dhe familjarët).

    • Shërbimi Spitalor Rajonal (mungesa e mjekëve specialistë, mungesë e theksuar e disa shërbimeve në rrethe, mungesë e medikamenteve spitalore).

    • Zgjerimi dhe rritja e cilësisë së medikamenteve të listës së barnave në përqasje me ato europiane.

    • Shërbimi Spitalor Terciar, Universitar (Mungesë e herëpashershme e ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike, mungesa e shtretërve ne shërbime të rëndësishme si Urgjencë, Neurologji, Kardiologji etj.)

    • Specializimet si një proces jo efektiv dhe rëndues për mjekët në specializim (paga të ulëta, kontrata jo eficiente, kosto e lartë dhe feedback shumë i ulët në ofrimin e shërbimit të specializantëve në rrethe kryesisht.)

    • Vdekshmëria foshnjore në rritje dhe planifikimi familjar pothuaj inekzistent nga ana shtetërore.

    • Shërbimet parandaluese dhe mbështetëse (pothuaj inekzistente ne Shërbimi Shëndetësor Shtetëror).

    • Pagesa të ulëta të mjekëve dhe infermierëve krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës.

    • Ngritja në mënyrë emergjente e një strategjie politike europiane ku të rritet eficienca e investimit në shëndetësi në mënyrë që të mos lejohet abuzimi me tenderët e Shërbimit Publik Shëndetësor

    • Ngritja e zërit nga ana e bluzave të bardha për sa i përket rritjes së taksimit së të ardhurave të tyre nga ushtrimi si profesion i lirë. Absorbimi mes kolegësh dhe shoqërisë ishte e dukshme. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    ‘Propaganda ka marrë forma erotike’- Artan Fuga komenton deklaratat për integrimin europian

    Lajmi i rradhës

    Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë